kantrium.com | E-Norway.ru | HELFI.ru | MySuomi.com

Tregu i Parase

KONCEPTET E PERGJITHESHME MBI TREGUN E PARASE

Nje treg financiar eshte tregu ne te cilin njerezit dhe subjektet mund te tregtojne letra financiare me vlere, mallra dhe sende te tjera me vlere te zevendesueshme, me kosto te ulet a transaksioni dhe me çmime qe reflektojne kerkesen dhe oferten. Letrat me vlere perfshijne aksione dhe obligacione, si edhe mallrat perfshijne metale te çmuara ose mallra bujqesore.

Kur paraja nisi te behej mall, tregu i parave u be nje komponent i tregjeve financiare per pasurite e perfshira ne huamarrjen afatshkurter, huadhenien, blerjen dhe shitjen me afat maturimi nje vit ose me pak.

Tregtia ne tregjet e parase kryhet ne teresi. Ekzistojne instrumente te ndryshme, te tilla si bonot e thesarit, letra komerciale/tregtare, pranimet bankare, depozitat, çertifikatat e depozitave, kambialet, marreveshjet e riblerjes, fondet federale, pengu jeteshkurter, dhe letrat me vlere. Ajo na siguron finacimin e likuiditetit per sistemin global financiar.

Tregjet e parase dhe tregjet e kapitalit jane pjese e tregjeve financiare. Instrumentet mbartin maturime te ndryshme, monedha te ndryshme, risqe te ndryshme te kreditimit, si edhe struktura te ndryshme.