kantrium.com | E-Norway.ru | HELFI.ru | MySuomi.com

Sistemi Ekonomik Islamik

Sistemi ekonomik ne Islam, perben grumbullimin e rregullave, vlerave dhe standarteve te drejtimit te cilat mundesojne organizimin e jetes ekonomike dhe vendosin mardhenie te caktuara te prodhimit ne nje shoqeri Islamike. Keto rregulla dhe standarte jane bazuar ne urdhrin Islamik siç njihet ne Kuran dhe Suna dhe ne korpusin e jurisprudences opus i cili u zhvillua pergjate 1400 viteve nga mijera jurist, si nje pergjigje ndaj rrethanave ne ndryshim, si edhe si pasoje e evolimit te jetes se Muslimaneve te shperndare neper te gjithe globin.


  • Ekonomia Islamike nuk parashikon “Interesin”
     
    Neper te gjithe boten, tregtia dhe tregtimi ne ditet e sotme drejtohet duke iu referuar borxhit bazuar ne interes. Nese i hedhim nje sy parase dhe tregjeve te kapitalit te çdo vendi, gjejme se ato jane praktikisht tregje ku shkembehen te arketueshmet si edhe detyrimet finaciare. Nuk eshte çudi te mendohet se nje luhatje e normes se interesit (rritja apo ulja) mund te sjelle rrenim ne te gjithe sektoret e ekonomise.
    Ekonomia Islamike, se pari siguron stimulimin per te kursyer, dhe se dyti ajo kryen funksionin e alokimit persa i perket kapitalit.
  • Shpesh verehet te ngrihet per diskutim nje pyetje me rendesi: A ndikon fakti qe Islami ndalon interesin, qe ne sistemin ekonomik islamik paraja nuk ka vlere ne kohe?

    Pergjigjja eshte negative. Ligji i Sherihatit e njeh vleren ne kohe te parase. Ekzistojne nje sere evidencash te cilat deshmojne qe vlera monetare eshte e bashkelidhur ne shume transaksione te pershkruara bazuar ne ligjin e Sherihatit.

  • Perputhshmeria me ligjin e “Sherihatit” te strategjive dhe politikave ne bankat Islamike ne pergjithesi dhe UBA Bank ne veçanti.
     
    Duhen marre masa te pershtatshme per te siguruar qe strategjite e investimit dhe politikat e rrezikut jane ne perputhje me parimet islamike. Investimi i fondeve te sigurimit duhet te behet ne biznese etike qe nuk i sjellin dem njerezve apo mjedisit.
    Gjithashtu, parimet etike ne takaful shtrihen edhe ne bizneset ose produktet qe nuk bien ndesh me Sheriatin. Si proçesi ashtu edhe produkti final duhet te jene ne perputhje me Sheriatin.
    Per shembull, investimet ne pije alkoolike dhe kazino jane te ndaluara ne islam. Per analogji, politikat e rrezikut ne sigurime nuk duhet te bien ndesh me Sheriatin. Kjo mund te arrihet nepermjet ngritjes se nje bordi funksional te Sheriatit per te drejtuar dhe miratuar politikat e rrezikut, strategjite e investimit, dhe produktet qe ofrohen.