kantrium.com | E-Norway.ru | HELFI.ru | MySuomi.com

Produktet Islamike

Ne vijim po ju prezantojme shkurtimisht me konceptet e kontratave qe perfaqesojne produktet kryesore bankare te bazuara ne parimet islamike, si dhe te zbatuara dhe te disponueshme edhe per klientet e UBA Bank:

Instrumenti i pare i hasur me shpesh ne UBA Bank, perfaqeson kontraten Musharaka: eshte relativisht i ngjashem me kontraten Mudharaba, por me diferencen qe te dyja palet kontribuojne ne projekt para dhe aktivitete te lidhura me manaxhimin . Kjo kontrate ka ne thelb te saj, praktikat me pjesemarrje finaciare te hasura ne Financen Islamike, dhe pergjithesisht aplikohet ne projektet afatgjata te investimit nga korporatat. Duke konsideruar riskun qe implikon kjo kontrate investimi, eshte thjeshtesisht e aplikueshme ne klientet SME dhe individe, te cilet kane nevoja afat-shkurtra financimi. Per kete arsye jane zhvilluar teknika te tjera, duke u bazuar edhe ne adaptimin e kontratava tregtare: midis ketyre kontratave me te perhapurat jane kontratat Murahaba dhe Iljara.

Kontrata Murabaha, fillimisht perben nje kontrate te thjeshteshitjeje, ku çmimi i shitjes dhe marxhi i fitimit negocijohen midis bleresit dhe shitesit. Kjo praktike tregtare, eshte adaptuar me qellimin e perdorimit si instrument financiar: ne kete rast, banka e cila do te financoje projektin e klientit, do te behet pronari ndermjetesues  midis shitesit dhe bleresit dhe do u akordoje nje financim (kredi )klienteve te saj, duke e lejuar ate ti rimbursoje borxhin , me afatin e rene dakord.

Kontrata Iljara, eshte e ngjashmeme kontraten e lizingut me nje opsion shitjeje ne fund te periudhes se lizingut: banka do te bleje te mallin dhe do ia leshoje me qera klientit te saj. Ne fund te afatit te kontrates, siç kane rene dakord, ajo do te transferoje pronesine e kontrates klientit te saj, ne shkembim te shumes se mbetur te parave.

Kontrata Shperndarja e Partneritetit (Diminishing Partnership (DP), eshte nje forme sipermarrjeje e perbashket, ku financiatori (ne kete rast Banka), dhe klienti do te marrin pjese si bashkepronar te nje pajisjeje, prone ose sipermarrjeje tregtare te perbashket. Pjesa e investimit te financiatorit, eshte e ndare ne disa njesi (aksionet), dhe kuptohet qe klienti do te bleje aksionet nga finaciatori derisa ai te behet i vetmi pronar i prones.

Kontrata e bazuar ne parimin Qard Hasan perfshin nje financim (kredi) me qellim te pergjithshem pa interes. Çdo banke islamike, duhet te disponoje nje fond i cili te perdoret per financimet (kredite) pa interes. Duke qene se fondi Quard Hasan eshte i kufizuar, ky lloj financimi i akordohet kategorise me ne nevoje (vulnerabel) te popullsise.