kantrium.com | E-Norway.ru | HELFI.ru | MySuomi.com

Financime dokumentare


Financime Dokumentare/Leter Kredia eshte menyra me e zakonshme per pagesen e mallrave dhe sherbimeve ne marredheniet tregtare. Letra e Kredise perfaqeson detyrimin e bankes per t’i siguruar klientit pagesen qe parashikon letra e kredise pas permbushjes se kushteve te kesaj te fundit. Leter kredia perdoret zakonisht kur partneret e biznesit nuk e njohin njeri-tjetrin dhe deshirojne te eliminojne riskun e biznesit. 

Ne formen e saj me te zakonshme, nje Leter Kredie eshte nje dokument me te cilen nje banke zevendeson kredine e saj me ate te nje debitori tjeter. Struktura baze e nje letre kredie eshte nje zotim ligjerisht i detyrueshem nga “banka leshuese” per t’i paguar para nje pale te dyte (njohur si “perfituesi”) ne emer te nje pale te trete (njohur si “pala e llogarise” ose “hapesi”).
Pala e llogarise eshte iniciatori i transaksionit. Kushtet dhe afatet mbi te cilat percaktohet detyrimi i bankes do te jene specifikuar ne letren e kredise.

Nje transaksion leter kredie perfshin tre marreveshje:

  • Marreveshjen midis pales se llogarise dhe perfituesit qe shkakton perdorimin e letres se kredise;
  • Marreveshja midis pales se llogarise dhe bankes leshuese qe percakton detyrimet e tyre te perbashketa, perfshire ate pales se llogarise per te rimbursuar banken leshuese kur pagesat t’i jene bere perfituesit ne perputhje me kushtet e letres se kredise;
  • Marreveshja midis bankes leshuese dhe perfituesit (ne tekstin e letres se kredise) qe specifikon kushtet qe duhen plotesuar perpara se pagesat te jene bere.

  • Leter Kredi Eksporti 

    Shitesi (Perfituesi) eshte ne cilesine e eksportuesit. Banka e Bashkuar e Shqiperise, ne cilesine e bankes konsulente keshillon shitesin e Leter Kredise p.sh. sipermarrje me shkrim e bankes leshuese per t’i paguar shitesit shumen e Leter Kredise menjehere pas permbushjes se kushteve te parashikuara ne Leter Kredi. Konfirmimi i Leter Kredise nga Banka e Bashkuar e Shqiperise (banke konfirmimi) ne baze te aplikimit te Bankes qe leshon Leter Kredine perfaqeson pergjegjesine e bankes konfirmuese (krahas pergjegjesise se Bankes leshuese) per t’i paguar shitesit shumen e Leter Kredise (menjehere pas plotesimit te kushteve). 
    Leter kredia mund te jete e transferueshme dhe i jep mundesine shitesit te transferoje te gjitha te drejtat dhe detyrimet qe rrjedhin nga Leter Kredia (ose nje pjese te tyre) nenkontraktuesit te tij/saj (perfituesi i dyte). Banka leshuese duhet te identifikoje ne menyre te qarte nje Leter Kredi te transferueshme. Transferimi i Leter Kredise perdoret zakonisht nga kompanite e biznesit ose kompanite ndermjetese.

    Leter Kredi Importi

    Leter Kredi Importi – bleresi (aplikanti) eshte ne cilesine e importuesit. Ne baze te aplikimit me shkrim te Banka e Bashkuar e Shqiperise, si banke leshuese ofron me shkrim nje sipermarrje te parevokueshme ne emer te bleresit, per t’i paguar bleresit shumen e Leter Kredise menjehere pas permbushjes se kushteve te Leter Kredise. 

    Perfitimet per Shitesin 
    Ne rastin e nje Leter Kredie te huaj, risku i bankes se huaj ose i vendit mund te eliminohet kur banka lokale konfirmon Leter Kredine. Bazuar ne kete konfirmim banka konfirmuese merr persiper te ekzekutoje pagesen pas plotesimit te kushteve te Leter Kredise. 
    Pas njoftimit te bankes per hapjen e Leter Kredise shitesi mund te beje dorezimin e mallrave/ sherbimeve. 
    Mbrojtje ligjore nepermjet Praktikave Standarde Doganore per Kredite Dokumentare, te leshuara nga Dhoma Nderkombetare e Tregtise ne Paris Nr. 600/2007.

    Perfitimet per Bleresin 
    Leter Kredia garanton bleresin se ai do te paguaje vetem pas permbushjes se kushteve te leter kredise. 
    Leter Kredia bazohet ne perzgjedhjen e duhur te dokumenteve te nevojshme, garanton bleresin se mallrat do te transportohen ne kohen, cilesine dhe sasine e kerkuar. 
    Mundesi kombinimi me garancine bankare te leshuar nga banka e shitesit. 
    Mbrojtje ligjore nepermjet Praktikave Standarde Doganore per Kredite Dokumentare, te leshuara nga Dhoma Nderkombetare e Tregtise ne Paris Nr. 600/2007.

    Si te proçedojme me aplikimin per Leter Kredi: 
    Aplikantet plotesojne formularin per hapjen e Leter Kredise dokumentare. 
    Bleresi dorezon kopjen perkatese te kontrates ose formularin e Leter kredise.
    Me pas banka leshon Leter Kredine dokumentare sipas udhezimeve te parashikuara ne formularin e aplikimit per hapje Leter Kredie dhe informon shitesin lidhur me detyrimet e tij me ane te nje mesazhi SWIFT qe i dergohet bankes se shitesit. 

    Garanci Bankare:
    Garanci tenderi
    Garanci kontrate 
    Garanci Pagese 
    Garanci te tjera 

    Arketimi Dokumentar:
    Perfaqeson menyren e kryerjes se pageses per mallrat ose sherbimet. Perdoret ne tregtine e jashtme kur nuk eshte e mundur ose e pershtatshme leshimi i Leter Kredise dokumentare, por kerkohet nje garanci pagese me e madhe se garancia e pageses se paster.

    Dokumentacioni i kerkuar:

    • Nje historik i shkurter i biznesit, dhe pershkrim i struktures organizative te huamarresit, perfshi aksioneret. Pershkrimi per 12 muajt e fundit duhet te jete i detajuar;
    • Marreveshje Partneriteti me kompani te tjera ne Shqiperi ose jashte per shitjen ose zhvillimin e produktit (nese ka);
    • Pasqyrat financiare te biznesit te tre viteve te fundit dhe pasqyra e perkohshme financiare per vitin aktual (e audituar nese eshte e mundur);
    • Plan biznesi aktual, duke perfshire dhe prespektivat per te ardhmen si dhe analizen e faktoreve negative ne biznesin respektiv;
    • Dokumente qe vertetojne origjinen e prones qe do te lihet ne hipoteke;
    • Çertifikate e leshuar nga institucioni i autorizuar ku konfirmohet qe prona nuk eshte lene ne hipoteke;
    • Vleresimi i Kolateralit (konfirmuar nga vleresuesi i autorizuar);
    • Polica e sigurimit per pronen e lene garanci;
    • Sigurimin e jetes se huamarresit;
    • Dokumente qe tregojne detyrimet qe Huamarresi ka ndaj bankave te tjera;
    • Marreveshjet ose kontratat me furnitoret ose konsumatoret.