kantrium.com | E-Norway.ru | HELFI.ru | MySuomi.com

Evente

 

"Prezantimi mbi Sarajevo Business Forum SBF 201"

Me date 21 Prill 2017 Banka e Bashkuar e Shqiperise (UBA Bank) ne bashkepunim me Bosnia Bank Internacional Business Club organizoi seminarin : Prezantimi mbi Sarajevo Business Forum SBF 2017.

Ky seminar prezantimi  mblodhi ne ambjentet e Hotel Tirana International, nje numer te konsiderueshem kompanish shqiptare dhe nga rajoni ku u informuan rreth organizimit dhe permbajtjes se Sarajevo Business Forum i cili organizohet  cdo vit nga BBI Bank ne Sarajeve, Bosnje.

Ne prezantim fjalen hapjes e mbajti Z. Muhamed PRLJA Drejtori I UBA Bank I cili shpjegoi rolin e UBA bank si nderlidhese ndermjet bizneseve dhe Forumit qe organizohet si dhe vuri ne dukje rendesine e kooperimit ne nivel rajonal. Ai foli rreth mundesive dhe potencialeve te medha qe kane vendet e rajonit ne fusha te ndryshme si turizmi, agrikultura etj. Nje treg rajonal rrit mendesine e investimeve te huaja nga Europa, Lindja e Mesme dhe Kina. Prezantimin e SBF e beri Znj. Azra COLIC  Drejtoresha e VIP Business Club BBI Bank. Znj. Colic beri nje panorame te SBF i cili do te zhvillohet ne datat 22-23 Maj 2017 ne Sarajeve, Bosnje. Ajo vuri ne duktje rendesine e kesaj konference per zhvillimin e biznesit ne rajon e me gjere. Çdo vit Konferenca mbledh më shumë se 1.000 pjesëmarrës dhe ka mbulim të plotë mediatik si në nivel lokal dhe ndërkombëtar (Al Jazeera Network, TRT, Anadolu Agency, Reuters, etj). Gjatë shtatë viteve të kaluara, SBF ka pasur nderin të mireprese figura politike dhe të biznesit të njohura globalisht dhe me ndikim. Qellimi i kesaj konference  eshte lidhja ndermjet  investitorëve publik dhe  privatë nga e gjithë bota me biznesmenë dhe pronarë projekte zhvillimi nga rajoni. Ajo paraqet një platformë për rrjetet e biznesit dhe eksplorimin e mundësive të investimeve në rajonin e Evropës Juglindore me objektivin e vetëm për të nxitur zhvillimin e saj ekonomik.

SBF eshte nje mundesi unike ne llojin e vet per te gjithe bizneset qe duan te promovojne veten dhe te zhvillohen ne maksimumin e tyre.

Ne fjalen permbyllese Z. PRLJA Drejtori I UBA Bank cilesoi dhe njehere rendesine e ketij Forumi si nje mundsi shume e mire per te gjitha bizneset ne vendin tone dhe ne rajon. Ai ftoi bizneset shqiptare qe te behen pjese e SBF 2017 dhe te eksplorojne mundesite e biznesit qe ofrohen ne takimet intensive.  Z.PRLJA si Drejtues i Bankes se Bashkuar te Shqierise (UBA bank) theksoj rolin e bankes UBA ne forcimin e mardhenieve te bizneseve, dhe ne thithjen e investime te huaja direkte  ne Shqiperi.

 

      

 

     

 



“SIPERMARRJET BOSHNJAKE TAKIME BIZNESI NE TIRANE”

Ne date 20 Nentor, 2015, Banka e Bashkuar e Shqiperise (UBA Bank) ne bashkepunim me BBI Bussiness Club, dhe me mbeshtjen e Dhomes Nderkombetare te Tregtise (ACITAD), organizoi eventin: Takime biznesi midis sipermarrjeve shqiptare dhe atyre Boshnjake me teme “Ura Bashkepunimimi Ndermjet Biznesit”.
 
Ky event mblodhi ne ambjentet e Hotel Tirana International, nje numer te konsiderueshem kompanish nga Bosnia Herzegovina, me qellim krijimin e lidhjeve ekonomike dhe te marrdhenieve te bashkepunimit midis komunitetit te biznesit ne Shqiperi dhe atij ne Bosnie dhe Herzegovine, vende te cilat i perkasin te njejtit rajon gjeografik dhe me te njjetat tradita kulturore.
 
Nder qellimet kryesore qe ky organizim percolli, ishte promovimi i Shqiperise si nje mundesi shume atraktive per zhvillimin e metejshem te mundesive per investime.
 
Ky event mundesoi takime te veçanta ndermjet biznesmeneve te cilet operojne ne te njejtet segment industrie.
 
Njohja respektive me aktivitet e biznesit, zbulimi i mudesive per bashkepunim dhe partneritet, per shkembim tregtar, mundesi per implementim te projekteve te perbashketa te investimeve midis tyre apo edhe midis paleve te treta, mundesi per te hyre bashkarisht ne tregje te reja ne rajon dhe me gjere (Europe, Lindje e Mesme, Lindje e Larget); perbene disa nga objektivat thelbesore qe ky event synoi.
 
Bujqesia, Tregtia (eksport-import, tregti me shumice e pakice), Energjia, Turizmi dhe Zhvilimi infrastrukturor, Industria farmaceutike dhe ajo e perpunimit te drurit perbene disa nga industrite qe u perfaqesuan ne kete takim biznesi (B2B).
 
   
 
 
 
 

 

Adresa Jone

Adresa: Rr. “Dritan Hoxha”,
Nd. 11, H. 3, Njesia Bashkiake Nr.7,
Kodi Postar 1023, Kutia Postare 128,
Tirane,
E-mail: info@uba.com.al

Kontaktoni me ne

Rrjeti i Degeve te UBA