kantrium.com | E-Norway.ru | HELFI.ru | MySuomi.com

Transfertat & Pagesat

Transferta, eshte transferimi i parave nga nje klient i UBA Bank tek nje individ tjeter i cili ka llogari te hapur prane UBA Bank apo ne nje banke tjeter brenda apo jashte Shqiperise.


 

  • Transferta ne Nisje

    Transferta bankare ne nisje eshte transferimi i parave nga nje klient i cili ka llogari bankare ne UBA Bank tek nje tjeter klient i cili ka llogari bankare ne nje banke tjeter.

    Transfertat ne nisje mund te jene:

    1. Kombetare: Konsiderohen te gjitha transfertat qe kryhen ne monedhen vendase;

    2. Nderkombetare: Konsiderohen te gjitha transfertat qe kryhen ne monedhe te huaj.

    Informacioni dhe dokumentat e nevojshem qe derguesi i parave duhet te paraqese ne banke per te kryer nje transferte ne nisje jane:

    1. Emrin, Mbiemrin dhe dokument identifikimi (i vlefshem) te derguesit te parave;

    2. Numri i llogarise nga do nisen parate;

    3. Shuma e parave qe do dergoje;

    4. Emri, Mbiemri i perfituesit te parave;

    5. Adresa e sakte e perfituesit;

    6. Numrin e llogarise se perfituesit ne banken e tij;

    7. Kodin IBAN i llogarise se perfituesit (nese aplikohet);

    8. Banka e perfituesit dhe kodi SWIFT i saj;

    9. Banka korrespondente/ndermjetese (nese klienti dergues e ka kete informacion);

    10. Qellimin e pageses;

    11. Dokumenta te tjere justifikues, nese jane te nevojshme ne baze te llojit te transfertes sipas rregullores se Bankes se Shqiperise “Per veprimtarine Valutore”.

    Opsionet per pagesen e komisioneve te transfertes jane:

    • Klienti dergues paguan gjithe komisionet OUR;

    • Klienti dergues paguan komisionet e bankes derguese dhe klienti perfitues paguan komisionet e bankes perfituese dhe korrespondente SHA;

    • Klienti perfitues paguan te gjitha komisionet BEN.

    Transferta ne Mberritje

    Transferta bankare ne mberritje eshte transferimi i parave nga nje klient i cili ka llogari bankare ne nje banke tjeter (brenda apo jashte vendit) tek nje klient i cili ka llogari bankare prane UBA Bank.

    Transfertat ne mberritje mund te jene:

    1. Kombetare: Konsiderohen te gjitha transfertat qe kryhen ne monedhen vendase;

    2. Nderkombetare: Konsiderohen te gjitha transfertat qe kryhen ne monedhe te huaj.

    Kompanite apo personat qe do te donin t’ju dergonin nje transferte te tille duhet te kene patjeter informacionin si vijon:

    1. Emri i perfituesit: Emri i llogarise siç eshte regjistruar ne Banke;

    2. Llogaria e perfituesit: Numri i llogarise I regjistruar ne banke;

    3. Banka e perfituesit (Banka ku ju keni llogari): United Bank of Albania;

    4. Kodi i SWIFT te bankes se perfituesit: AAISALTR

    5. Kodi IBAN i perfituesit (numri nderkombetar i llogarise bankare, me qellim identifikimin e llogarise se nje klienti ne nje banke te caktuar).

  • Prane bankes sone ju mund te kryeni çdo muaj pagesat e faturave mujore te sherbimeve utilitare si Fatura e Ujit, Fatura e Energjise Elektrike, Telefonia fikse apo celulare etj.

    Keto pagesa mund te kryhen nga klientet e UBA Bank ne:

    • Cash ne sportel, duke u paraqitur ne banke çdo muaj me faturen perkatese;

    • Nepermjet llogarise tuaj rrjedhese, duke u paraqitur ne banke çdo muaj me faturen perkatese;

    • Keto pagesa mund te kryhen si nga Individe gjithashtu edhe nga biznese.

    Per me teper informacion ju ftojme te kontaktoni me punonjesin e marredhenieve me klientet ne degen me te afert te Bankes sone.