kantrium.com | E-Norway.ru | HELFI.ru | MySuomi.com

Llogari Rrjedhese

Zgidhje te posaçme, per nevojat tuaja te perditshme!

UBA Bank ju ofron  mundesine per te patur Llogari Rrjedhese me specifika te cilat ndihmojne ne vendosjen e nje mardhenie teresisht etike midis jush dhe bankes.

Nepermjet Llogarise Rrjedhese ju mund te kryeni te gjitha llojet e transaksioneve bankare, mund te beni transferta, derdhje/terheqje dhe pagesa te tjera. Gjithashtu, ne kete llogari ju mund te merrni Pagen tuaj mujore.

Per me teper, ju mund te kryeni pagesa fikse periodike nga llogaria rrjedhese, ne favor te te treteve. 

Prane bankes sone mund te kryeni çdo muaj pagesat e faturave mujore te sherbimeve utilitare si Fatura e Ujit, Fatura e Energjise Elektrike, Telefonia fikse apo celulare etj.

Keto pagesa mund te kryhen nepermjet menyrave si me poshte cilesuar:

• Cash ne sportel, duke u paraqitur ne banke çdo muaj me faturen perkatese;

• Nepermjet llogarise tuaj rrjedhese, duke u paraqitur ne banke çdo muaj me faturen perkatese. 

Depozitat jane te siguruara prane Agjencise se Sigurimit te Depozitave deri ne nivelin 2,500,000 LEK ose ekuivalentin ne monedhe te huaj, sipas dispozitave te ligjit nr. 53/2014, date 22.05.2014 "Per sigurimin e depozitave". Per me shume informacion ju lutem referojuni faqes zyrtare te internetit: http://asd.gov.al/sq/kreu/ 

Gjithashtu, ju jeni te ftuar te kontaktoni me punonjesin e Marredhenies me Klientin ne degen me te afert te bankes sone.