Kartat
Me karten e debitit te UBA Bank, ju mund të tërhiqni në cdo ATM MasterCard, PA KOMISION.
![]() |
![]() |
Me këtë shërbim ju keni mundësi të aksesoni afërsisht 700 ATM brënda vëndit nën logon e MasterCard. Ju rikujtomë avantazhet e UBA DebitCard:
- Praktike, e shpejtë, e lehtë në përdorim;
- Mundësi aksesimi në llogarinë tuaj 24 orë në ditë 7 ditë në javë;
- Tërheqje në çdo ATM në mbarë botën, mjafton që ATM te ketë logon e MasterCard;
- Mundësi blerje në të gjitha pikat e shitjes (POS) në Shqipëri dhe jashtë saj me logot e MasterCard;
- FALAS per blerjet ne POS, brenda dhe jashtë vendit
- Pa kontakt, pagesa pa vendosur Pin-in dhe pa firmosur fatura.
- Informacion
- Keshilla Perdorimi
- Rrjeti i ATM-ve
- Kushtet e Punes
- Siguria e Kartave
Informacion I pergjithshem
Me kënaqesi Banka e Bashkuar e Shqipërisë ju prezanton me Debit MasterCard, një kartë e cila është e sigurt nën funksionalitetin e chip dhe PIN.
Karta juaj e debitit lidhet direkt me llogarinë tuaj rrjedhëse duke ju ofruar një mënyrë më të lehtë për aksesimin e fondeve në llogarinë tuaj. Ajo është portofoli juaj i ri.
Paratë tuaja janë të sigurta dhe keni një përdorim komod. Me kartën tuaj ju mund të paguani në çdo pikë shitje ku shihni logon MasterCard si brënda ashtu dhe jashtë vendit si dhe të tërhiqni para cash nga ATM 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.
Nuk është e nevojshme që ju të tërhiqni para për të paguar për blerjet apo shpenzimet tuaja kur mund të paguani direkt me kartë për to në çdo dyqan, agjensi, supermarket, bar restorant, karburant, hotel, etj. të pajisur me POS-e.
Karta e debitit është gjithashtu e përdorshme edhe për blerje në Internet.
Ju mund të kontrolloni gjëndjen e llogarisë si dhe të verifikoni çdo transaksion të kryer nëpërmjet pasqyrës së gjëndjes së llogarisë (statement), duke pasur një kontroll të plotë të shpenzimeve tuaja.
Tashmë kartës së debitit I është shtuar dhe funksionaliteti Contactless.
Ҫfarë do të thotë Contactless?Contactless vjen si një vlerë e shtuar në të gjithë kartat e reja Mastercard nga Banka e Bashkuar e Shqiperise, e cila ju jep mundësinë të kryeni pagesa deri në 2000 Lek pa vendosur Pin-in dhe pa firmosur fatura. Mjafton një tap në POS kudo ku shihni logon.
Avantazhet
⦁ Printim falas;
⦁ Praktike, e shpejtë, e lehtë në përdorim;
⦁ Paratë tuaja janë të sigurta dhe përdorimi komod;
⦁ Mundësi aksesimi në llogarinë tuaj 24 orë në ditë 7 ditë në javë;
⦁ Tërheqje në çdo ATM në mbarë botën, mjafton që mban logot e MasterCard;
⦁ Mundësi blerjeje në të gjitha pikat e shitjes (POS) në Shqipëri dhe jashtë saj me logot e MasterCard;
⦁ Tërheqje në LEK, FALAS në të gjitha ATM MasterCard në të gjithë vendin;
⦁ FALAS per blerjet ne POS, brenda dhe jashtë vendit;
⦁ PIN-i i ndryshueshëm sipas dëshirës;
⦁ Blerje në Internet deri në 5,000 Lek.
UBA Bank ofron mundesine per tu pajisur me nje karte debiti te gjithe klienteve te saj individe dhe bisnez.
Karta e debitit per bizneset eshte e disenjuar per te lehtesuar aktivitetin e bisnezit duke ju ndihmuar ne menaxhimin me te mire te fondeve qe ju keni.Te fjithe personat e autorizuar ne llogarine e biznesit mund te kene nje karte debiti. Ju duhet te paraqiteni me ID tuaj ne deget tona dhe te beni aplikimin.Për një përdorim të sigurtë të kartës tuaj, konsideroni këshillat e mëposhtme:
⦁ Trajtojeni kartën tuaj ashtu sic do të vepronit me CASH-in –Mbajeni nën vëmendje
⦁ Mos ja trego askujt kodin PIN, mos e shkruaj diku, memorizoje;
⦁ Mos ju përgjigj e-maileve që kërkojnë të vendosni numrin e llogarisë, numrin e kartës, datën e skadencës së kartës;
⦁ Mos lejoni që miqtë apo familja të përdorin kartën tuaj;
⦁ Jini i vëmendeshem për të dalluar pajisjet kopjuese në ATM;
⦁ Kontrolloni veprimet ne llogarine tuaj (Statement): Kontrolloni rregullisht ekstraktin e llogarise tuaj bankare të lidhur me kartën , nëse mund të vini re ndonjë aktivitet mashtrues dhe njoftoni menjehere banken.
Këshilla për blerje/tërheqje në POS/ATM
⦁ Gjithmonë mbuloni me një dorë tastierën kur vendosni PIN-in;
⦁ Sigurohuni që të merrni kartën dhe faturën pasi të perfundoni blerjen apo tërheqjen në ATM;
⦁ Mbajeni kartën gjithmonë nën veshgim. Kërkoni që POS – i të sillet në tavolinen tuaj. Sigurohuni që karta te kalohet vetem një here;
⦁ Mos u shpërqendroni apo të nxitoni kur jeni duke kryer një transaksion.
Si të veprojmë për blerjet në internet.
⦁ Përdorni Website të njohur;
⦁ Shikoni për certifikaten digitale.Sigurohuni që të përdorni faqe që kanë SSL(secure sockets layer).Ju do ta dini nese faqja ka SSL pasi URL për faqen do të fillojë me HTTPS:// (në vend te HTTP://) Një ikonë me një dry të mbyllur do të shfaqet në krah të adreses që keni hapur;
⦁ Mbroni kompjuterin tuaj duke përdorur gjithmonë antiviruset e fundit;
⦁ Përdorni Pasworde(fjelekalime) të forta, të gjatë dhe të vështirë;
⦁ Shmangni përdorimet e kompjuterave publik. Aty të dhënat tuaja të kartës mund të vidhen shumë lehtë nga mashtruesit;
⦁ Gjatë blerjeve online nga telefoni juaj, perpiquni që gjithmonë të përdorni aplikacionet që ofrohen direkt nga tregtarët.
Nëse dyshoni që karta juaj është kopjuar apo humbur ose vjedhur, ju lutem telefononi menjëherë numrin pas karte, Tel: +355 34224742 në mënyre që karta të bllokohet menjëherë.
Paraqituni sa me parë në një nga degët e bankës per të raportuar ngjarjen.Te gjithe klientet e Bankes se Bashkuar te Shqiperise do te kene mundesi te tërhiqni ne cdo ATM Mastercard FALAS.
Untitled Document Kushtet e punes per MasterCard DEBIT
Kartat e debitit
UBA
Kushtet e pergjithshme
Komisioni i Mirembajtjes
Falas
Ndryshimi i limitit ditor te perdorimit
350 LEK
Transaksionet kreditore(Refund)
0.5% e shumes se transaksionit
Reklamim Transaksioni
2.000 Lek
Zhbllokim karte
300 Lek
Leshimi i kartes
Leshimi i kartes
Falas
Riprintim i kartës në rast humbje / vjedhje / dëmtimi
500 LEK
Riprintim i PIN
400 LEK
Ndryshim PIN ne Atm
50 LEK
Transaksione ne ATM
Terheqje
Terheqje cash ne ATM e bankes
Falas
Terheqje cash ne ATM e bankave te tjera ne Shqiperi
Falas
Terheqje cash ne ATM e bankave te tjera jashte vendit
2 % min 350 Lek
Kontroll balance ne ATM Union Bank
Falas
Kontroll balance ne ATM e bankave te tjera
50 Lek
Transaksionet ne POS
Blerjet ne POS
Falas
Blerjet ne POS jashte vendit
Falas
Terheqjet ne POS
Nga POS brenda vendit
2 % min 350 Lek
Nga POS jashte vendit
2 % min 350 Lek
Limitet
Limitet ditore per terheqjet ne ATM
50,000 Lek/dite
Limitet ditore per blerjet ne Pos
250,000 Lek/dite
Limitet ditore per pagesat ne internet
5,000 Lek/Dite
Cfarë është kopjimi i kartës (mashtrimi)?
Kopjimi i një karte është marrja e informacionit të koduar të shiritit magnetik në një kartë legjitime dhe hedhja e këtyre të dhënave (nëpërmjet një lexuesi kartash) për të krijuar një kartë të klonuar me qëllim vjedhjen e parave.
Mashtrimet që mund të ndodhin me kartë janë:
⦁ Kartë e Humbur/Vjedhur: Përdorim i paautorizuar i kartës , si rezultat i humbjes apo vjedhjes;
⦁ Kartë e klonuar: Duplikimi i kartës legjitime, që më pas përdoret për aktivitet mashtrimi.Këtu perfshihet edhe “Skimming”, i cili përben duplikim të shiritit magnetic;
⦁ Kartë jo Prezente, Internet: Përdorim i paautorizuar i informacionit/ të dhënave të kartës nëpermjet internetit , telefonit ose e-mailit.
Si kryhet kopjimi i kartave nga mashtruesit?
Mashtruesit përdorin paisje të sofistikuara për të vjedhur PIN-in dhe informacionin e kartave në shiritin magnetik. Këto pajisje janë teper të vogla dhe të fshehura në ATM, të cilat klientet edhe mund të mos i venë re. Teknika e një mashtruesi është të arrijë të manipulojë klientin gjatë kryerjes së transaksionit. Një paisje kopjuese pozicionohet në vendin ku hyn karta për të marrë informacionin e saj menjëherë sapo karta hyn në ATM. Një kamera e vogel është fshehur në drejtim të tastieres për të rregjistruar PIN-in.
Me të kopjuar informacionin në kartë, mashtruesit ndërtojnë një kartë të re duplikate dhe fillojnë të kryejnë transaksione duke tërhequr sa më shpejt të gjitha fondet që kanë mundësi të marrin nga llogaria.
Këshilla për të parandaluar kopjimin e kartës
⦁ Mbulimi i PIN-it: Gjithmonë mbuloje tastieren me një dore, ndërkohe që vendosni PIN-in! Duke mbrojtur kodin PIN, mashtruesit nuk do të mund të kenë akses në llogarine tuaj edhe sikur te dhenat e kartes tuaj të jenë kompromentuar (kjo metodë është e vlefshme në rast se kryeni transaksione në ATM ose POS- Pika Shitjeje)
⦁ Mos pranoni ndihmë, udhezime, apo të lejoni ndokënd të nderhyje në transaksionin tuaj – mashtruesit ndonjëhere shfaqen si punonjës të bankes duke ofruar ndihmë, për t’ju ndërhyre më pas në transaksionin tuaj.
⦁ Kontrolloni limitin ditor në ATM/ POS & Internet – uleni limitin ditor të tërheqjeve në ATM, apo blerjeve në POS & Internet nëqoftese shpenzoni më pak se sa limiti ditor i vendosur nga banka.
⦁ Jini te vëmendshëm kur kryeni veprime në ATM – Mos lejoni që të ketë persona rreth jush në momentin e kryerjes së veprimit në ATM