Tender i Hapur

By: admin

Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) realizoi tenderin e hapur me objekt prokurimi: “Projektim dhe mbikqyrje e punimeve të mjediseve të brendshme të 12 (dymbëdhjetë) degëve të reja të bankës, nga të cilat 5 (pesë) në Tiranë dhe 7 (shtatë) jashtë Tirane”.

Nga të gjitha firmat e interesuara, që morën pjesë në procedurën e prokurimit, fitues i tenderit u përzgjodh REATELIE Studio, bazuar në çmimin e ofruar dhe eksperiencën e saj.

Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) falenderon të gjithë pjesëmarrësit në tender dhe ju inkurajon të merrni pjesë sërish në procese të tjera prokurimi në vazhdim.

Related post