Lajme

  • PROTOKOLLI I VERDHË I MASAVE HIGJENO-SANITARE COVID-19 PËR INSTITUCIONET FINANCIARE
     
    Banka e Bashkuar e Shqipërisë informon se po zbaton me korrektësi Protokollin e verdhë të masave higjeno sanitare Covid-19 të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.
     
    Për më shumë detaje  mbi protokollin e verdhë dhe masat higjeno-sanitare, ju lutem klikoni në butonin e mëposhtëm:
     
    PROTOKOLLI I VERDHË
  • Hapje llogarie rrjedhëse per pagesën nga qeveria

    ·         Shpejt dhe pa rradhë të gjata.

    ·         Hapje llogarie pa pagesë.

    ·         Kartë master pa pagesë.

    ·         Printim të lëvizjes së llogarisë pa pagesë.

    ·         Dega qëndron hapur deri në klientin e fundit.

     

    Orari i veprimeve me klientin:

    E henë – e premte

    06 Prill – 10 Prill

    07:30 – 13:00

  • Njoftimi per klientet qe jane ne veshtiresi,

    Banka e Bashkuar e Shqiperise, UBA Bank i kushton vëmendje vendimit e Kryeministrit të Shqipërisë dhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë për shtyrjen e afatit të pagimit të kësteve të kredisë për biznese dhe individë, të cilët do të hasin vështirësi si pasojë e COVID-19.
    UBA Banka është e gatshme t’i vijë në ndihmë klientëve të saj dhe për këtë arsye do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për shtyrjen e afatit të pagesave të kësteve të kredisë. Rrjedhimisht, klientet mund të aplikojnë për shtyrje deri në 3-muaj të pagesave të kësteve të kredive të tyre. Kerkesa e klientit duhet te jete e bazuar me argumentin qe justifikon shtyrjen e kesteve si rrjedhoje e gjendjes se virusit. Klienti depoziton kerkesen te firmosur nga palet kredimarrese prane degeve ose zyrave qendrore, fizikisht ose me email në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
    UBA Bank pasi të vlersojë kërkesën tuaj do të angazhohet për të ofruar mbështjetjen për situatën e vështirë.

    Banka e Bashkuar e Shqiperise

     
  • NJOFTIM

    Të nderuar klientë, 
     
    Banka e Bashkuar e Shqipërisë, UBA kërkon të tregojmë vëmendje të veçantë në keto ditë dhe Ju fton që së bashku të tregohemi më bashkëpunues për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së koronavirusit duke zbatuar rregullat bazë të higjenës; 
     
    • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit në rast të shfaqjes së simptomave (si p.sh. temperaturë dhe kollë);
    • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit dhe dezinfektoni objektet e prekura shpesh;
    • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
    • Qëndroni në shtëpi ose izolohuni nëse keni shqetësime ose simptoma gripi.
    • Shmangni transportin publik.
    • Shmangni frekuentimin e kafeneve dhe restoranteve.
     
    Është momenti të shmangim kontaktet fizike sa më shumë të mundemi.
     
    Per këtë, Banka Banka e Bashkuar e Shqipërisë Ju kujton: 
    • Përdorimin e kartës së debitit, contactless, ne menyre qe te shmangni kontaktin me monedhat, kartmonedhat dhe me sportelet e bankës.
    • Me kartat contactless ju mund të kryeni blerje pa qenë e nevojshme vendosja e pin.
    • Per tërheqjet apo blerjet në pikat shitëse dhe online nuk ka komision.
     
    Ju faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj!
     
  • “SIPERMARRJET BOSHNJAKE TAKIME BIZNESI NE TIRANE”

    Ne date 20 Nentor, 2015, Banka e Bashkuar e Shqiperise (UBA Bank) ne bashkepunim me BBI Bussiness Club, dhe me mbeshtjen e Dhomes Nderkombetare te Tregtise (ACITAD), organizoi eventin: Takime biznesi midis sipermarrjeve shqiptare dhe atyre Boshnjake me teme “Ura Bashkepunimimi Ndermjet Biznesit”.
     
    Ky event mblodhi ne ambjentet e Hotel Tirana International, nje numer te konsiderueshem kompanish nga Bosnia Herzegovina, me qellim krijimin e lidhjeve ekonomike dhe te marrdhenieve te bashkepunimit midis komunitetit te biznesit ne Shqiperi dhe atij ne Bosnie dhe Herzegovine, vende te cilat i perkasin te njejtit rajon gjeografik dhe me te njjetat tradita kulturore.
     
    Nder qellimet kryesore qe ky organizim percolli, ishte promovimi i Shqiperise si nje mundesi shume atraktive per zhvillimin e metejshem te mundesive per investime.
     
    Ky event mundesoi takime te veçanta ndermjet biznesmeneve te cilet operojne ne te njejtet segment industrie.
     
    Njohja respektive me aktivitet e biznesit, zbulimi i mudesive per bashkepunim dhe partneritet, per shkembim tregtar, mundesi per implementim te projekteve te perbashketa te investimeve midis tyre apo edhe midis paleve te treta, mundesi per te hyre bashkarisht ne tregje te reja ne rajon dhe me gjere (Europe, Lindje e Mesme, Lindje e Larget); perbene disa nga objektivat thelbesore qe ky event synoi.
     
    Bujqesia, Tregtia (eksport-import, tregti me shumice e pakice), Energjia, Turizmi dhe Zhvilimi infrastrukturor, Industria farmaceutike dhe ajo e perpunimit te drurit perbene disa nga industrite qe u perfaqesuan ne kete takim biznesi (B2B).
     
     
     
  • KONTRIBUT I UBA BANK NE LEKSIONIN E HAPUR PRANE INSTITUTIT KANADEZ TE TEKNOLOGJISE (CIT)

     

    Ne date 4 Qershor 2015, Z. Muhamed Prlja, CEO i UBA Bank, morri pjese ne leksionin e hapur te organizuar nga Instituti Kanadez i Teknologjise ne Shqiperi.
     
    Kontributi dhe referimi i Z. Prlja kishte per qellim prezantimin e veshtrimit te pergjithshem te “Parimeve te Finances Islamike”, dhe se si keto parime mund te zbatohen si pjese e nje modeli biznesi alternativ per parandalimin e krizes ekonomike.
     
    Qekur financa Islamike ne dekadat e fundit eshte shnderruar ne nje komponent mjaft te rendesishem te sistemit nderkombetar financiar, dhe gjithashtu me shfaqjen e incidenteve te reja te krizes financiare, verehet perterirje e debatit mbi rolin qe financa islamike mund te luaje ne stabilizimin e sistemit financiar global; pershembull nje nga aspektet e diskutimit ishte i lidhur drejtperdrejt me “parimet e forta etike” mbi te cilat ajo eshte bazuar dhe zhvilluar.
     
    Leksioni kishte per qellim te hapte debat te dobishem mes studenteve te cilet moren pjese me dikutime, duke ekzaminuar zhvillimin qe ka pesuar finaca islamike, si edhe perspektivat e mundshme te saj, pare nga fokusi i veçante i kontekstit shqiptar.
     
  • UBA BANK SPONSOR PER INTEGRIMIN E FEMIJEVE JETIME SHQIPTARE

    UBA Bank, u rendit si banka e vetme midis sponsorizueve te eventit humanitar dhe festiv te ideuar dhe realizuar nga “Instituti Kombetar i Integrimit te Femijeve Shqiptare”, organizuar ne date 20 Maj, 2015, ne Teatrin e Operave dhe Baletit.

    Me nje tradite mbi 12 vjeçare, eventi perben nje nisme te konceptuar dhe iniciuar si nje dite per kujtese dhe reflektim, drejtuar femijeve qe fatkeqesisht dhe si pasoje e rrethanave te ndryshme kane humbur ngrohtesine familjare duke u privuar nga dashuria dhe kujdesi prinderor.

    Eventi fale vemendjes dhe pjesemarrjes se perfaqesuesve te shquar nga qeveria, trupit diplomatic, fusha e biznesit dhe nga shoqeria civile, pati per qellim te mbeshtesi kete kauze dhe te rikujtonte perseri se “Pertej Dhimbjes, ka Dashuri”.

     

  • UBA BANK DHURON NE NDIHME TE 100 FAMILJEVE TE PERMBYTYRA NE ZONAT E JUGUT

    Ne vijim te situates kritike te familjeve te prekura nga permbytjet ne zonat jugore te Shqiperise, Banka e Bashkuar e Shqiperise (UBA Bank) iu bashkua insiatives se Qeverise Shqiptare, duke ndihmuar veçanerisht banoret e fshatrave te prekura ne qytetin e Fierit.

    UBA Bank ne shenje ndihme humanitare si edhe duke pasur vazhdimisht ne vemendje kontributin e saj ne rritje ne kuader te realizimit te aktiviteteve te pergjegjshmerise sociale ne perfitim te komunitetit vendas, si edhe fale koordinimit te suksesshem me pushtetin vendor te qytetit te Fierit, dhuroi ne menyre te barabarte shperblim monetar per 100 familjet me te prekura te zonave ne periferi, ne shenje ndihme humanitare.

  • UBA BANK DHURON

    Banka e Bashkuar e Shqiperise (UBA Bank), qe prej krijimit te saj, ka gjithnje ne vemendje shoqerine ne te cilen ajo zhvillon aktivitetin e saj, duke u perfshire gjithnje e me shume me kontribut dhe sponsorizime ne projekte te caktuara me karakter social, si edhe duke akorduar donacione per bamiresi ne ndihme te individeve dhe komuniteteve ne nevoje, pjese e se cilesh eshte edhe ajo.
    Festimet ne kuader te fund vitit 2014, u karakterizuan nga dhurimi dhe sponsorizimi i organizimit te festes ne pritje te Vitit te Ri, 2015, per ata te cilet renditen mes grupeve qe kane me shume nevoje per mbeshtetje, “Femijet e Fondacionit  Shqiptar per Sindromen Down (DSA)”.

    Ne kete kuader, UBA Bank, zgjodhi te bleje kartolinat me urimin per Vitin e Ri te realizuar nga Fonacioni DSA, duke kontribuar keshtu qe shuma te kaloje ne favor dhe ne mbeshtetje te Fondacionit DSA. Kontribyti yne drejtperdrejte, do te mundesoje ofrimin falas te terapive shtese per femijet e prekur nga sindroma down.
    Gjithashtu, ne date 29 Dhjetor, 2014, UBA Bank sponsorizoi dhe organizoi festen e fundvitit per femijet e Fondacionit DSA. Krijimi i ambjentit festiv me muzike, shoqeruar nga animatoret te cilet mundesuan  perfshirjen e femijeve ne lojra, realizim te tullumbaceve me forma te ndryshme, ishin disa nga aktivitetet e konceptuara me deshiren per t’i uruar femijeve pushimet te gezuara te fundvitit.

    Ne mbyllje te festes, nen logon e UBA Bank, per te gjithe femijet u shperndane embelsira dhe dhurata.

Adresa Jone

Adresa: Rr. “Dritan Hoxha”,
Nd. 11, H. 3, Njesia Bashkiake Nr.7,
Kodi Postar 1023, Kutia Postare 128,
Tirane,
E-mail: info@uba.com.al

Kontaktoni me ne

Rrjeti i Degeve te UBA