Specialist i Arkivës dhe Protokollit

Expired on: Apr 14, 2024

PËRSHKRIM I PËRGJITHSHËM I PUNËS

Punonjësi i Arkivit dhe Protokollit është përgjegjës për mbledhjen, ruajtjen, kujdesin dhe menaxhimin e të dhënave dhe dokumenteve që synojnë të ruajnë historikun e bankes per qëllime të ardhshme.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E PUNËS: 

1. Kryen detyrën në përputhje me Rregulloren & Procedurën e UBA si dhe në përputhje me Kuadrin Ligjor Shqiptar.
2. Ushtron me ndershmëri, objektivitet dhe zell kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive.
3. Të jetë i kujdesshëm në përdorimin e informacionit konfidencial dhe nuk duhet ta përdori informacionin për përfitime personale dhe as në mënyrë që të jetë në kundërshtim me Ligjin ose në dëm të interes së bankës.
4. Arkivisti është përgjegjës për zhvillimin, zbatimin, mirëmbajtjen dhe rritjen e sistemeve për mbledhjen, ruajtjen dhe ndarjen e analogjive dhe koleksioneve dixhitale.
5. Arkivisti ruan dhe krijon akses në historikun e bankes.
6. Mbikëqyr proceset që lidhen me mbledhjen, vlerësimin, rregullimin dhe përshkrimin e dosjeve për arkivin.
7. Krijon arkiva të aksesueshme për një gamë të gjerë përdoruesish.
8. Magazinon dhe ruan dokumentat që jane per shkaterrim.;

KËRKESAT E PËRGJITHSHME:

1. Diplomë Universitare
2. Njohuri te mira te gjuhes angleze
3. I/e kujdesshem ndaj detajeve dhe analitik
4. Aftesi organizative dhe administrative shume te mira
5. Te ruaje konfidencialitetin dhe te kete nje sjellje etike e profesionale
6. I/e aftë për të punuar në një ekip
7. Aftesi shume te mira komunikimi dhe ne maredheniet nderpersonale
8. I/e afte te punoje nen presion e me volume te medha pune.

Te gjithe kandidatet e interesuar te dergojne CV e tyre dhe letren e motivimit ne adresen e e-mailit [email protected]. Ju bejme me dije qe te gjithe kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen per interviste. Afati i fundit i aplikimit 14 Prill, 2024.

 

Application Type: Vacancy Application
Job Type: Full Time
Sorry! This job has expired.