Administrator Sistemi

Closing on: Mar 14, 2025

PËRCAKTIM I PËRGJITHSHËM I PUNËS:

Administratori sisitemit bënë pjesë në Departamentin Informatikës dhe  Tekonologjisë   së Informacionit.Detyra kryesore të menaxhoje infrastrukturën e IT në përputhje me rregullat dhe udhëzimet që përmban Banka e Bashkuar e Shqipërisë. 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  • Administrimi dhe mirëmbajtja e serverëve Windows dhe aplikacioneve përkatëse. 
  • Menaxhimi dhe monitorimi i pajisjeve fundore (kompjuterë, laptopë, printera, etj.). 
  • Konfigurimi dhe administrimi i paketës Microsoft 365 (Exchange Online, Teams, SharePoint, OneDrive, etj.). 
  • Menaxhimi i Active Directory, përfshirë krijimin dhe menaxhimin e përdoruesve, grupeve dhe politikave të sigurisë (Group Policies). 
  • Menaxhimi dhe optimizimi i mjediseve cloud, përfshirë shërbime si Microsoft Azure ose AWS. 
  • Monitorimi dhe zgjidhja e problemeve teknike për të garantuar qëndrueshmërinë dhe sigurinë e sistemeve. 
  • Zbatimi dhe mirëmbajtja e masave të sigurisë për të mbrojtur të dhënat dhe infrastrukturën IT. 
  • Pjesëmarrja në projekte të ndryshme të IT-së, përfshirë migrimet dhe implementimet e reja. 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA:

  • Diplomë universitare në Teknologjinë e Informacionit, Shkenca Kompjuterike ose fusha të ngjashme. 
  • Përvojë e mëparshme si Administrator Sistemi ose pozita të ngjashme (minimumi 3 vite). 
  • Njohuri të thelluara mbi serverët Windows (Windows Server 2016/2019/2022..etj). 
  • Eksperiencë në administrimin e Active Directory dhe Group Policies. 
  • Aftësi për të menaxhuar dhe konfiguruar mjediset Microsoft 365 dhe endpoint management tools. 
  • Eksperiencë me shërbime cloud si Azure, AWS ose Google Cloud Platform. 
  • Njohuri të avancuara ne PowerShell 
  • Njohuri mbi protokollet e rrjetit dhe teknologjitë e sigurisë (Firewall, VPN, etj.). 
  • Certifikime profesionale (Microsoft Certified: Azure Administrator Associate, MCSA, ose të ngjashme) do të konsiderohen një avantazh.

  • Aftësi të mira komunikimi dhe zgjidhjeje problemesh.

  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip. 

Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë CV e tyre dhe letrën e motivimit në adresën e e-mailit [email protected]. Ju bëjmë me dije që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Afati i fundit i aplikimit 14 Mars, 2025

Job Profile: IT Department
Application Type: Vacancy Application
Job Type: Full Time

Apply for this position

Allowed Type(s): .pdf, .doc, .docx