Jurist

Closing on: Feb 21, 2025

PËRCAKTIM I PËRGJITHSHËM I PUNËS:

Departamenti i Çështjeve Ligjore është përgjegjës për ndjekjen e rregulloreve, përgatitjen dhe harmonizimin e akteve të përgjithshme të Bankës; formulimin, analizën ekspertuese dhe kontrollin e të gjitha llojeve të kontratave të hartuara në Bankë; përfaqësimin e Bankës përpara gjykatave dhe institucioneve të tjera në të gjitha çështjet dhe mosmarrëveshjet ligjore; ofrimin e interpretimit ligjor dhe opinionit ekspert; përgatitjen e udhëzimeve dhe sqarimeve të nevojshme në lidhje me zbatimin e rregulloreve ligjore dhe nënligjore si dhe kryerjen e detyrave të tjera në përputhje me rregulloret ligjore, nënligjore dhe aktet e përgjithshme të Bankës, sipas udhëzimeve të CEO-së së Bankës.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  • Përgatitja e kontratave të financimit dhe dokumenteve të tjera të lidhura me financimin për individë, NVM-të dhe klientët korporativë.
  • Asistimi, në konsultim me Juristin e Lartë dhe Menaxherin e Departamentit Ligjor, në procesin e verifikimit të dokumentacionit ligjor të financimeve, verifikimin e dokumenteve të dorëzuara nga klientët dhe kontrollin e saktësisë së kontratave të financimit dhe bllokimeve në favor të Bankës sipas kërkesave të Departamentit të Korporatave, Retail-it apo departamenteve të tjera të Bankës.
  • Përgatitja e opinioneve ligjore mbi pronat e ofruara si kolateral nga klientët, dokumentacionin e tyre dhe raportet e vlerësimit.
  • Mbajtja e raportit mujor të përditësuar lidhur me rastet që janë në ekzekutim të detyruar dhe procedura gjyqësore.
  • Kryerja e çdo detyre tjetër në përputhje me rregulloret ligjore, nënligjore dhe aktet e përgjithshme të Bankës, si dhe sipas udhëzimeve të Juristit të Lartë dhe Menaxherit të Departamentit Ligjor.
  • Zbatimi i detyrave në përputhje me Rregulloret & Procedurat e U.B.A. si dhe me kuadrin ligjor shqiptar.
  • Ushtrimi i ndershmërisë, objektivitetit dhe kujdesit në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive.
  • Tregimi i kujdesit në përdorimin e informacionit të marrë gjatë kryerjes së detyrave. Ai/ajo nuk duhet ta përdorë informacionin konfidencial për përfitime personale apo në mënyrë që do të ishte në kundërshtim me ligjin apo në dëm të interesave të Bankës.
  • Të ketë një ndjenjë serioze përgjegjësie dhe përqendrim në punë dhe çdo detaj.
  • Të jetë i/e kujdesshëm/e ndaj situatave të klientelës.
  • Të kryejë çdo detyrë tjetër të caktuar nga Menaxheri i Departamentit të Çështjeve Ligjore, sipas nevojave të departamentit.

KËRKESAT PËR POZICIONIN:

  • Diplomë Universitare në Fakultetin e Drejtësisë.
  • Njohuri të mira mbi procedurat e ekzekutimit, gjykatave, hipotekës dhe QKB-së.
  • Dëshirë për të fituar më shumë njohuri dhe përvojë përmes seminareve ose programeve arsimore.
  • Aftësi të mira në komunikimin me shkrim dhe verbal.
  • Aftësi për të komunikuar me njerëzit.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze me shkrim dhe me gojë.
  • Njohuri të mira të programeve bazë të Microsoft Office.
  • Aftësi për të punuar në grup dhe në mënyrë të pavarur, organizim, kujdes ndaj detajeve dhe aftësi për të marrë përgjegjësi.
  • Të ketë pasion dhe interes për punën.

LINJA E RAPORTIMIT:

Juristi i zbaton dhe përmbush udhëzimet dhe urdhrat, si dhe raporton drejtpërdrejt te Menaxheri i Departamentit të Çështjeve Ligjore për aktivitetin dhe çdo problem të lidhur me përmbushjen e detyrave të caktuara.

VLERËSIMI I PERFORMANCËS:

Menaxheri i Departamentit të Çështjeve Ligjore do të vlerësojë performancën në punë në përputhje me politikat dhe procedurat e Bankës.

Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë CV e tyre dhe letrën e motivimit në adresën e e-mailit [email protected] . Ju bëjmë me dije që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Afati i fundit i aplikimit 21 Shkurt, 2025

Application Type: Vacancy Application
Job Type: Full Time

Apply for this position

Allowed Type(s): .pdf, .doc, .docx