Specialist i Lartë – Jurist

Closing on: Feb 21, 2025

PËRCAKTIM I PËRGJITHSHËM I PUNËS:

Juristi i Lartë do të këshillojë menaxhmentin e lartë për përputhshmërinë me ligjet dhe rregulloret, duke i informuar rregullisht për zhvillimet e mundshme në këtë fushë.

Ai/Ajo do të jetë përgjegjës për ndjekjen e rregulloreve, përgatitjen dhe harmonizimin e akteve të përgjithshme të Bankës; formulimin, analizën ekspertuese dhe kontrollin e të gjitha llojeve të kontratave të hartuara në Bankë; përfaqësimin e Bankës përpara gjykatave dhe institucioneve të tjera në të gjitha çështjet dhe mosmarrëveshjet ligjore; ofrimin e interpretimit ligjor dhe opinionit ekspert; përgatitjen e udhëzimeve dhe sqarimeve të nevojshme në lidhje me zbatimin e rregulloreve ligjore dhe nënligjore si dhe kryerjen e detyrave të tjera në përputhje me rregulloret ligjore, nënligjore dhe aktet e përgjithshme të Bankës, sipas udhëzimeve të CEO-së së Bankës.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  • Përgatitja e të gjitha dokumenteve të nevojshme lidhur me financimet, duke përfshirë, por pa u kufizuar në: Kontrata Financimi për Klientët Retail dhe Korporativë, si Kontrata e Financimit, Kontrata e Hipotekës, Marrëveshje mbi Garancitë dhe çdo dokument tjetër të kërkuar.
  • Përgatitja e opinionit ligjor mbi kolateralet e propozuara dhe dokumentet e financimit.
  • Përgatitja e deklaratave të pëlqimit ose lirimit të kolateralit.
  • Administrimi i dosjeve të klientëve nën proces ligjor dhe përgatitja e kërkesave për paraqitje në gjykatë për nxjerrjen e urdhrave të ekzekutimit, sipas procedurave të brendshme të Bankës.
  • Përgatitja e opinioneve ligjore dhe këshillimi i klientëve mbi detyrimet dhe procedurat ligjore.
  • Kryerja e hetimeve për mbledhjen e provave dhe materialeve të nevojshme për mbrojtjen e Bankës ndaj padive civile ose penale dhe marrja e masave të duhura brenda autorizimeve.
  • Përfaqësimi i Bankës në Gjykatat Civile, Penale, Administrative dhe entet e tjera të ngjashme për zgjidhjen e çështjeve ligjore.
  • Kryerja e procedurave ligjore kundër padive civile ose penale, në bashkëpunim me praktikantët e jashtëm.
  • Ofrimi i këshillave ligjore, sipas kërkesës, për klientët korporativë lidhur me transaksionet dhe marrëdhëniet e tyre të brendshme me aksionarët, menaxherët dhe punonjësit.
  • Paraqitja e kërkesave dhe padive në gjykatë dhe ndjekja e seancave në Gjykatën e Shkallës së Parë, Gjykatën e Apelit apo Gjykatën e Lartë.
  • Hartimi i kërkesave dhe përgatitja e praktikave për ruajtjen e dosjeve të klientëve me kredi të këqija për ndjekje nga Përmbaruesit Privatë/Shtetërorë, sipas procedurës së brendshme të Bankës.
  • Ndjekja e procedurave të ekzekutimit, së bashku me Përmbaruesit Privatë/Shtetërorë, dhe raportimi periodik i rasteve tek menaxhmenti i Bankës.
  • Konsultimi i vazhdueshëm i legjislacionit të ri dhe informimi i menaxhmentit të Bankës për ndryshimet ligjore ose ligjet e reja që lidhen drejtpërdrejt ose tërthorazi me sektorin bankar.
  • Asistimi i praktikantëve të jashtëm në procesin e verifikimit të dokumentacionit ligjor të kredisë, verifikimi i dokumenteve të dorëzuara nga klientët dhe kontratat e kredisë sipas kërkesës së Departamentit të Kredisë apo departamenteve të tjera të Bankës.
  • Përditësimi i rregullt i raportit mujor mbi klientët nën procesin e ekzekutimit.
  • Rishikimi dhe përditësimi i rregulloreve të brendshme, sipas kërkesave të ligjit.
  • Kryerja e çdo detyre tjetër të caktuar nga Menaxheri i Departamentit të Çështjeve Ligjore, sipas nevojave të departamentit.

KËRKESAT PËR POZICIONIN:

  • Diplomë Universitare në Fakultetin e Drejtësisë.
  • Minimumi katër deri në pesë vite përvojë si jurist.
  • E nevojshme licenca e avokatit.
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze me shkrim dhe me gojë.
  • Njohuri të mira mbi procedurat e ekzekutimit, gjykatave, hipotekës dhe QKB-së.
  • Aftësi të mira në komunikimin me shkrim dhe verbal.
  • Aftësi për të punuar në grup dhe në mënyrë të pavarur, organizim, kujdes ndaj detajeve dhe aftësi për të marrë përgjegjësi.

LINJA E RAPORTIMIT:

Juristi i Lartë është përgjegjës për ndjekjen e rregulloreve, përgatitjen dhe harmonizimin e akteve të përgjithshme të Bankës, në përputhje me rregulloret ligjore, nënligjore dhe aktet e përgjithshme të Bankës, si dhe sipas udhëzimeve të Menaxherit të Departamentit të Çështjeve Ligjore dhe CEO-së së Bankës. Juristi i Lartë raporton drejtpërdrejt te Menaxheri i Departamentit të Çështjeve Ligjore.

VLERËSIMI I PERFORMANCËS:

Menaxheri i Departamentit të Çështjeve Ligjore do të vlerësojë performancën në punë në përputhje me politikat dhe procedurat e Bankës.

Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë CV e tyre dhe letrën e motivimit në adresën e e-mailit [email protected]. Ju bëjmë me dije që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Afati i fundit i aplikimit 21 Shkurt, 2025

Application Type: Vacancy Application
Job Type: Full Time

Apply for this position

Allowed Type(s): .pdf, .doc, .docx