Supervizor Rajonal i Rrjetit të Degëve

Closing on: Feb 20, 2025

Të sigurojnë që Degët Rajonale të përmbushin detyrat e tyre të planit të biznesit të përcaktuara nga banka duke garantuar një cilësi të lartë shërbimi sipas standardeve të miratuara nga BBSH dhe në përputhje me procedurat operacionale.

PËRSHKRIM I PËRGJITHSHËM:

• Monitoron ecurinë e arritjes së objektivave të degëve në rajon dhe vepron për çdo devijim të mundshëm nga objektivat e biznesit.

• Koordinon punën në degë dhe i udhëzon ato për të arritur cilësinë e shërbimit, produktivitetin e pritshëm të biznesit dhe efikasitetin operacional të kërkuar nga banka.

• Siguron ofrimin në kohë dhe nivelit të lartë cilësie të shërbimeve për klientët e bankës dhe ata potencial.

• Raporton te Supervizori i Rrjetit të Degëve .

• Persona nën varësi jane Drejtuesit e Degëve dhe punonjesit/specialistet nen varesi strukturore ne njesi.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

• Merr pjesë në targetimin e rajonit të tij/saj, duke propozuar vëllime specifike për produkte dhe shërbime bazuar në arsyetime të forta, për çdo propozim.

• Kryen në mënyre periodike vizita në Degë dhe diskuton çështjet lidhur me operacionet dhe zhvillimin e aktiviteteve bankare në segmente me interes dhe organizon veprimet permiresuese me drejtuesit e degëve në përputhje me rrethanat.

• Organizon takime me stafin, diskuton për çështje që kanë të bëjnë me funksionimin e Degës dhe promovimin e veprimtarisë së Bankës duke informuar për ecurinë e tregut.

• Monitoron ecurinë e operacioneve dhe efektivitetin e shitjeve të stafit të Degës dhe propozon masa për përmirësim.

• Identifikon çështjet në lidhje me ecurinë e shitjeve, si dhe funksionalitetin e përgjithshëm të Rrjetit, bën propozime dhe bashkëpunon me njësitë qendrore për të arritur efikasitetin maksimal.

• Bashkëpunon me stafin e Njësise se Rrjetit te Degëve për vlerësimin e vëllimit të operacioneve, produktivitetin e Degëve, sinkronizon shitjet e produkteve duke siguruar mbështetjen e nevojshme nga njësitë e tjera kompetente të Bankës. Shqyrton raportet tremujore mbi rezultatet përkatëse dhe jep arsye për devijimet e mundshme.

• Siguron përputhshmëri me kuadrin rregullator të brendshëm (akte, qarkore, udhëzime, etj.) dhe të jashtëm (BSH, Legjislacioni etj).

• Siguron përputhjen me rregullat, rregulloret dhe procedurat e Bankes.

• Planifikon, organizon, koordinon dhe kontrollon aktivitetet në rajonin e tij/saj.

• Cakton përgjegjësi dhe projekte për vartësit e tij/saj, në përputhje me nevojat e biznesit dhe rregullat e funksionimit të Njësisë së Biznesit te Shitjes me Pakice.

• Paraqet propozime në përputhje me rrethanat në lidhje me përmirësimin e sistemeve dhe proceseve të Rrjetit.

• Shqyrton raportet e ecurisë së punës dhe ndërmerr veprimet e nevojshme.

• Koordinon aktivitetet në rajonin e tij/saj me pjesë të tjera organizative/operative të Bankës, kompani të Grupit dhe palë të treta.

• Siguron zbatimin e rekomandimeve të auditimit për të gjitha çështjet nën përgjegjësinë e tij/saj.

• Monitoron performancën dhe funksionalitetin e Degëve. Raporton te Supervizori direkt për rastet e keqfunksionimeve ose devijimeve nga procedurat e Bankës dhe propozon masat e duhura korrigjuese.

• Zhvillon marrëdhënie biznesi duke synuar rritjen e prezencës dhe imazhit të Bankës.

• Siguron përgjigje të shpejtë dhe efikase ndaj kërkesave nga Njësitë e Bankës.

• Mbikëqyr dhe kontrollon punonjësit, monitoron dhe vlerëson performancën e tyre për të përmirësuar aftësitë dhe kompetencat e tyre.

• Propozon dhe inkurajon pjesëmarrjen e vartësve të tij/saj në aktivitetet e trajnimit dhe verifikon që njohuritë dhe aftësitë e fituara zbatohen në mënyrë efikase në aktivitetet e përditshme të punës.

• Sugjeron te Supervizori direkt propozime për promovimet, transferimet dhe shpërblimet e personelit, duke bashkëpunuar me Departamentin e Burimeve Njerëzore pas identifikimit të nevojave përkatëse të Degëve Rajonale.

• Siguron që personeli i ri i ardhshëm i Njësisë së Rrjetit të Degëve të marrë trajnimin e duhur te punonjesve te rinj, dhe mbështetjen e duhur në punë, në mënyrë që të përfshihet në mënyrë efektive në mjedisin e ri të punës.

• Në bashkëpunim me Supervizorin e Rrjetit të Degëve organizon takime periodike me drejtuesit dhe supervizoret operacional të degës për të garantuar nivelin e duhur të njohjes me objektivin e bankës, produktet e bankës dhe procedurat operative.

KËRKESAT PËR POZICIONIN:

• Të jetë diplomuar në një nga degët e Fakultetit Ekonomik

• Të paktën 5 (pesë) vjet përvojë pune në sektorin bankar dhe të paktën 3 vjet përvojë pune në pozicione drejtuese.

• Përvojë në menaxhim efektiv dhe aftësi për të përballuar dhe përmirësuar performancën e dobët.

• Vetë-motivim dhe energji që kërkon mbikëqyrje minimale.

• Analizë kritike, logjikë dhe qartësi në situata stresuese.

• Aftësi të jashtëzakonshme komunikimi dhe aftësi për të shprehur idetë në një mënyrë të qartë, koncize dhe tërheqëse ndaj palëve të treta.

• Aftësi të forta menaxhimi të burimeve njerëzore dhe projekteve të ndryshme.

• Vendosmëri dhe gatishmëri për të pranuar sfida të reja dhe për t’i zbatuar ato me përkushtim dhe entuziazëm.

• Gatishmëri dhe aftësi për të pranuar në mënyrë pozitive dhe për të menaxhuar ndryshime të ndryshme në mënyrë efektive.

• Përvojë dhe njohuri e përgjithshme për sistemin bankar, pagesat, produktet financiare, analizë financiare të produkteve të shitjes me pakicë.

• Njohuri te mira te paketes MS Office (Word, Excel, Power point).

• Njohuri të mira të gjuhës angleze.

• Njohuri të mira të tregut vendor.

• Njohuri të mira të produkteve bankare.

Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë CV e tyre dhe letrën e motivimit në adresën e e-mailit [email protected]. Ju bëjmë me dije që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Afati i fundit i aplikimit 20 Shkurt, 2025.

Application Type: Vacancy Application
Job Type: Full Time

Apply for this position

Allowed Type(s): .pdf, .doc, .docx