Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) kërkon të realizojë objektin e prokurimit: “Mobilimi i mjediseve të brendshme të degëve të reja të 12 (dymbëdhjetë) degëve të reja të Bankës së Bashkuar të Shqipërisë, nga të cilat 5 (pesë) në Tiranë dhe 7 (shtatë) jashtë Tirane”. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin e saj është në varësi të kohëzgjatjes së hapjes së degëve.
Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) fton Operatorët Ekonomikë të interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i hapur”, për realizimin e mobilimit të degëve të reja të bankës, bazuar në kriteret e mëposhtme:
- Çmimi për njësi bazuar në projektet përkatëse të degëve të reja
- Eksperienca në mobilimin e bankave dhe institucioneve të ngjashme
Bashkangjitur dokumentat lidhur me detajet dhe sasinë e mobiljeve që nevojiten.
Oferta duhet të paraqitet deri në datën 09.06.2023, në adresën:
-Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA), Rr. “Dritan Hoxha”, Nd.11, H.3, Njësia Bashkiake Nr.7, Kodi Postar 1023, Kutia Postare 128, Tiranë
-Ose në email: [email protected] dhe [email protected]