PËRCAKTIMI I PËRGJITHSHËM I PUNËS
Banka e Bashkuar e Shqiperise kërkon të punësojë një profesionist të kualifikuar për pozicionin e Udhëheqësit të Njësisë së Infrastrukturës IT. Kandidati i suksesshëm do të jetë përgjegjës për menaxhimin e të gjithë infrastrukturës IT të bankës dhe do të udhëheqë një ekip specialistësh te IT.
PËRGJEGJËSITË KRYESORE
- Menaxhim dhe Udhëheqje
- Udhëheqja e ekipit të infrastrukturës IT dhe vlerësimi i performancës
- Planifikimi strategjik i infrastrukturës dhe zhvillimi i arkitekturës IT
- Menaxhimi i buxhetit dhe projekteve të njësisë
- Administrim Teknik
- Administrimi i mjediseve Active Directory ,Windows Server 2016/2019/2022, Sisteme operative Linux , O365 etj
- Web servers: Apache Server dhe Microsoft IIS
- Menaxhimi i platformave të virtualizimit (VMware vSphere, Hyper-V)
- Implementimi dhe administrimi i zgjidhjeve cloud
- Administrimi i sistemeve backup dhe disaster recovery
- Operacione dhe Mbështetje
- Sigurimi i disponueshmërisë 24/7 të sistemeve kritike bankare
- Koordinimi me furnitorët dhe partnerët teknologjikë
- Zhvillimi dhe zbatimi i politikave të sigurisë IT
- Monitorimi i performancës dhe kapacitetit të sistemeve
KËRKESAT PËR KANDIDATIN
Arsimi:
- Diplomë Bachelor në Informatikë, Inxhinieri Kompjuterike ose fusha të ngjashme
- Çertifikata nga fushat te Teknologjise përbën avantazh
Përvoja:
- Minimum 5 vite përvojë në infrastrukturë IT
- Minimum 2 vite përvojë në pozicion drejtues/menaxherial
- Përvojë në sektorin bankar/financiar përbën avantazh
Njohuri Teknike të Detyrueshme:
- Active Directory, Group Policy, DNS, Windows services
- Windows Server 2016/2019/2022
- Sisteme operative Linux
- Web servers: Apache Server dhe Microsoft IIS
- Teknologji virtualizimi (VMware vSphere ose Hyper-V)
- Sisteme backup (Veeam ose të ngjashme)
- Protokolle rrjeti dhe siguri (TCP/IP, VLAN, Firewall)
- Microsoft 365
AFTËSI TË KËRKUARA
- Aftësi të shkëlqyera drejtuese dhe komunikimi
- Menaxhim projektesh dhe prioritetesh të shumëfishta
- Aftësi analitike dhe zgjidhje problemesh komplekse
- Punë efektive nën presion
- Njohje e knaqshme e gjuhës angleze (e folur dhe e shkruar)
SI TË APLIKONI
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
- CV e përditësuar (maksimumi 3 faqe)
- Letër motivimi
Email: [email protected]
Subjekti: Aplikim – Përgjegjës i Njësisë së Infrastrukturës të IT
Afati i aplikimit: 25.01.2026
Shënim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë. Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

