Specialist i Arkivës dhe Protokollit

Closing on: Oct 8, 2025

PËRSHKRIM I PËRGJITHSHËM I PUNËS

Punonjësi i Arkivit dhe Protokollit është përgjegjës për mbledhjen, ruajtjen, kujdesin dhe menaxhimin e të dhënave dhe dokumenteve që synojnë të ruajnë historikun e bankes per qëllime të ardhshme.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E PUNËS: 

1. Kryen detyrën në përputhje me Rregulloren & Procedurën e UBA si dhe në përputhje me Kuadrin Ligjor Shqiptar.
2. Ushtron me ndershmëri, objektivitet dhe zell kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive.
3. Të jetë i kujdesshëm në përdorimin e informacionit konfidencial dhe nuk duhet ta përdori informacionin për përfitime personale dhe as në mënyrë që të jetë në kundërshtim me Ligjin ose në dëm të interes së bankës.
4. Arkivisti është përgjegjës për zhvillimin, zbatimin, mirëmbajtjen dhe rritjen e sistemeve për mbledhjen, ruajtjen dhe ndarjen e analogjive dhe koleksioneve dixhitale.
5. Arkivisti ruan dhe krijon akses në historikun e bankes.
6. Mbikëqyr proceset që lidhen me mbledhjen, vlerësimin, rregullimin dhe përshkrimin e dosjeve për arkivin.
7. Krijon arkiva të aksesueshme për një gamë të gjerë përdoruesish.
8. Magazinon dhe ruan dokumentat që jane per shkaterrim.

KËRKESAT E PËRGJITHSHME:

1. Diplomë Universitare
2. Njohuri te mira te gjuhes angleze
3. I/e kujdesshem ndaj detajeve dhe analitik
4. Aftesi organizative dhe administrative shume te mira
5. Te ruaje konfidencialitetin dhe te kete nje sjellje etike e profesionale
6. I/e aftë për të punuar në një ekip
7. Aftesi shume te mira komunikimi dhe ne maredheniet nderpersonale
8. I/e afte te punoje nen presion e me volume te medha pune

Te gjithe kandidatet e interesuar te dergojne CV e tyre dhe letren e motivimit ne adresen e e-mailit [email protected] . Ju bejme me dije qe te gjithe kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen per interviste.

Afati i fundit i aplikimit 08 Tetor, 2025.

Application Type: Vacancy Application
Job Type: Full Time

Apply for this position

Allowed Type(s): .pdf, .doc, .docx
Individual | United Bank Of Albania

Njoftim për Ndryshime në Termat dhe Kushtet e Bankës!

Të nderuar klientë,

Ju informojmë me kënaqësi se duke filluar nga data 7 Tetor 2025, Banka e Bashkuar e Shqipërisë do të ofrojë mbështetje për pagesat SEPA në Euro.

Kjo do të sjellë ulje të ndjeshme të tarifave për transfertat drejt vendeve pjesë të zonës SEPA, si dhe përmirësim të shpejtësisë dhe sigurisë së transaksioneve.

Gjithashtu, pagesat elektronike përmes kanaleve tona dixhitale do të përfitojnë nga komisione më të favorshme krahasuar me ato në degë. Ju ftojmë t’i përdorni për një përvojë më efikase.

Komisionet e reja hyjnë në fuqi më 7 Tetor 2025.

Për më shumë detaje mbi tarifat e reja, ju lutem KLIKONI KETU!

Faleminderit për besimin tuaj!

Me respekt,

Banka e Bashkuar e Shqipërisë