Përzgjedhja e Zyrave të Përmbarimit për bashkëpunim me Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA)

By: admin

Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) kërkon të realizojë objektin e prokurimit: “Përzgjedhja e Zyrave të Përmbarimit për bashkëpunim me Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA)”.

Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) fton Zyrat Përmbarimore të interesuara, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i hapur”, për bashkëpunim me Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA). Jeni të lutur të dërgoni informacionin dhe dokumentacionin si më poshtë:

  • Profili i shoqërisë
  • Kopje e Licensës së shoqërisë
  • Jetëgjatësia në treg
  • Struktura e shoqërisë, numri i punonjësve
  • Volumi i punës (numri i praktikave që përpunohen në 12 muaj)
  • Lista e bankave me të cilat bashkëpunojnë
  • Sukses rate dhe sukses fee (nëse ka)
  • Tarifa Shërbimi të detajuara për çdo proces

Informacioni dhe dokumentacioni i kërkuar duhet të paraqitet deri në datën 19.05.2023, në adresën:

-Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA), Rr. “Dritan Hoxha”, Nd.11, H.3, Njësia Bashkiake Nr.7, Kodi Postar 1023, Kutia Postare 128, Tiranë

-Ose në email: [email protected] dhe [email protected]

Related post