Shpallje tenderi për bashkepunim me zyrat noteriale (UBA)

By: admin

Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) kërkon të realizojë objektin e prokurimit: “Përzgjedhja e Noterëve për bashkëpunim me Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA)”.

Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) fton Zyrat Noteriale të interesuara, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i hapur”, për bashkëpunim me Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA). Jeni të lutur të dërgoni informacionin dhe dokumentacionin si më poshtë:

  • Prezantim i zyrës noteriale;
  • Kopje e Licencës dhe dokumentave të regjistrimit me organet përkatese;
  • Struktura e zyrës noteriale;
  • Përshkrim i shkurtër i eksperiencës profesionale të Noterit;
  • Llojet e shërbimeve noteriale që kryen dhe volumi i tyre;
  • Eksperienca e bashkëpunimit me banka dhe institucione financiare;
  • Zbritjet e mundshme nga tarifat e shërbimit në bashkëpunimin me Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA).

Informacioni dhe dokumentacioni i kërkuar duhet të paraqitet deri në datën 02.06.2023, në adresën:

-Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA), Rr. “Dritan Hoxha”, Nd.11, H.3, Njësia Bashkiake Nr.7, Kodi Postar 1023, Kutia Postare 128, Tiranë

-Ose në email: [email protected] dhe [email protected]

Related post