Rikonstruksioni dhe përshtatja e punimeve të mjediseve të brendshme të degës së re të Bankës së Bashkuar të Shqipërisë në Berat.

By: admin

Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) kërkon të realizojë objektin e prokurimit: “Rikonstruksioni dhe përshtatja e punimeve të mjediseve të brendshme të degës së re të Bankës së Bashkuar të Shqipërisë në Berat”. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin e saj është 1 (një) muaj.

Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) fton Operatorët Ekonomikë të interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i hapur”, për realizimin e punimeve me Fond Limit 5,144,100 ALL me TVSH, bazuar në kriteret e mëposhtme:

  • Çmimi për të gjithë zërat bazuar në listën analitike të punimeve të vënë në dispozicion nga banka
  • Eksperienca në rikonstruksionin dhe përshtatjen e punimeve në banka dhe institucione të ngjashme

Bashkangjitur dokumentat e procedurës së tenderit të hapur për degën UBA-Berat.

Oferta duhet të paraqitet deri në datën 09.06.2023, në adresën:

-Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA), Rr. “Dritan Hoxha”, Nd.11, H.3, Njësia Bashkiake Nr.7, Kodi Postar 1023, Kutia Postare 128, Tiranë

-Ose në email: [email protected] dhe [email protected]

Dokumentat e procedures së tenderit të hapur

Related post