Specialisti I lartë I Njësisë së Zhvillimit të Produkteve dhe Bankingut Digjital është përgjegjës për planifikimin, ekzekutimin dhe shpërndarjen e platformave dhe produkteve për klientët individë duke përfshirë kanalet alternative dhe produktet digjitale.
Është gjithashtu përgjegjës për zhvillimin e të gjitha projekteve të lidhura me Departamentin Retail si zhvillimi i sistemit, përmirësimi i shërbimeve, shfrytëzimi i bazës ekzistuese të të dhënave, shqyrtimi i procedurave bankare, zhvillimi dhe ndjekja e kanaleve të reja alternative.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
• Kërkon dhe analizon tregun për të identifikuar tendencat dhe mundësitë e tregut, kërkesat e klientëve, avantazhet dhe disavantazhet e konkurrentëve dhe aktivitetet e tyre, duke përdorur këtë informacion për të nxitur inovacionin dhe diferencimin e produkteve të bankës.
• Monitoron në mënyrë të vazhdueshme performancën e produkteve, duke analizuar të dhënat e produkteve, të cilat prezantohen në Ekzekutivin e Bankës, ku jepen edhe sugjerime.
• Bashkëpunon me Departamentin e Financës dhe atë të Thesarit për të vendosur strategji çmimi, objektiva të përfitimit dhe parashikime financiare për portofolin e produkteve bankare.
• Ndjek të gjithë proçesin e zhvillimit të produktit nga konceptimi deri në përfundimin e tij.
• Kontribon në hartimin e planit të biznesit për produktet e reja.
• Bashkëpunon me Departamentin e Riskut dhe palët e tjera të interesuara duke përfshirë operacionet, përputhshmërinë etj. për të përfunduar kërkesat për zhvillim produkti.
• Bashkëpunon me Departamentin e IT për të siguruar dërgimin në kohë të kërkesave si dhe për të rishikuar nga ana teknike kushtet e produkteve.
• Informohet në vazhdimisht për teknologjitë/proceset më të fundit për të ndihmuar në përmirësimin e procesit të zhvillimit të bankës.
• Monitoron statuset e projekteve, planifikimin, ndjekjen e vonesave, koordinimin e palëve të përfshira, prezantimin e përditësimeve të projektit etj. në lidhje me produktet/sistemet Retail.
• Monitoron kostot për zhvillimin e produkteve në bashkëpunim me Departamentin e Financës dhe Departamentin e Thesarit për të siguruar që buxhetet janë në përputhje.
• Ndjek strategjinë e Bankës për ecurinë e produkteve digjitale.
• Monitoron krijimin e KYC nëpërmjet platformave digjitale të bankës për produktet (Llogari kursimi, Depozita fikse) dhe financime për të optimizuar proçesin.
• Bashkëpunon me departamentet dhe sektorët e tjerë të bankës (operacionet, degët, departamentin e shitjeve, IT, departamentin e Riskut, etj.) për të ndërtuar dhe menaxhuar proceset e produkteve të bankës.
• Administron kanalet digjitale (Mobile Banking, Internet Banking për klientët individ) dhe realizon monitorimin e konkurenteve si dhe adaptimin e proçeseve.
KËRKESAT PËR POZICIONIN:
• Përvojë dhe njohuri e përgjithshme për systemin bankar, pagesat, produktet financiare, analizë financiare të produkteve retail.
• Njohuri të mira mbi kanalet alternative dhe administrimin e tyre.
• Përvoja e provuar në drejtimi, zhvillimi dhe menaxhimi të strategjisë së produktit, si dhe të veprimeve dhe shërbimeve financiare.
• Aftësia për të zbatuar proceset e zhvillimit të produktit duke patur ne fokus klientin.
• Aftësi të të menduarit analitik dhe strategjik.
• Njohuri të aftësive teknike, të kuptuarit e sistemit në lidhje me bankingun digjital.
• Aftësi të mira prezantimi.
• Përvojë në ndjekjen e projekteve lidhur me produktet me pakuicë dhe sistement suportuese
• Njohuri në sektorin e bankingut individual.
• Aftësi analitike dhe të zgjidhjes së problemeve.
• Aftësi të mira administrative.
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese.
• Aftësi të shkëlqyera për të punuar në grup.
Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë CV e tyre dhe letrën e motivimit në adresën e e-mailit [email protected]. Ju bëjmë me dije që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Afati i fundit i aplikimit 20 Shkurt, 2025.