Auditor i Lartë i Brendshëm

Closing on: Mar 15, 2025

PËRCAKTIM I PËRGJITHSHËM I PUNËS:

Auditori i Lartë i Brendshëm do të jetë përgjegjës për vlerësimin e efektivitetit të kontrolleve të brendshme të bankës, praktikat e menaxhimit të rrezikut dhe përputhshmërinë me standardet rregullatore.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  • Udheheq dhe kryen auditime të brendshme gjithëpërfshirëse për të vlerësuar efektivitetin e kontrolleve të brendshme, proceseve dhe kuadrit të menaxhimit të rrezikut të bankës.
  • Planifikon, ekzekuton dhe mbikëqyre audite të njësive të ndryshme për të siguruar përputhshmërinë me ligjet, rregullat dhe politikat e brendshme.
  • Identifikon fushat e rrezikut, rekomandon veprime korrigjuese dhe ofron informacione të vlefshme për drejtuesit e lartë për të përmirësuar efikasitetin operativ.
  • Përgatit raporte auditi me gjetje të qarta dhe të koncize dhe rekomandime të vlefshme për drejtuesit e lartë.
  • Ndjek zbatimin e rekomandimeve të leshuara nga Auditi i Brendshem dhe monitoron përparimin e përmirësimit.
  • Bashkëpunon me palët e brendshme dhe të jashtme, përfshirë rregullatorët, auditorët e jashtëm dhe drejtues te strukturave te bankes.
  • Ndihmon në përgatitjen e punes për auditimet e brendshme dhe të jashtme dhe inspektimet rregullatore.
  • Qëndron në dijeni të ndryshimeve në kërkesat rregullatore dhe praktikat më të mira të industrisë bankare.
  • Udheheq dhe ofron udhëzim për auditorët e rinj, duke promovuar një mjedis bashkëpunues brenda ekipit.

KËRKESAT E PËRGJITHSHME:

  • Diplomë universitare në Kontabilitet, Financa, Administrim Biznesi, ose fushë të ngjashme.
  • Të paktën 5 vjet eksperiencë në Auditim të Brendshëm në Institucione Financiare.
  • Preferohet që kandidatët të kenë ose të kenë pasur eksperiencë të mëparshme në Menaxhimin e Rrezikut, Thesar, ose në fushën e Kontabilitetit/Financave.
  • Njohuri të forta të rregulloreve bankare, kuadrit të kontrollit të brendshëm dhe praktikat e menaxhimit të rrezikut.
  • Njohuri te plota të metodologjive të auditimit, mjeteve dhe teknikave.
  • Aftësi për të udhëhequr detyrat e auditimit dhe për të komunikuar në mënyrë efektive me drejtuesit e lartë.
  • Mendësi analitike për detajet dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve.
  • Aftësi të forta komunikimi dhe ndërveprimi për të angazhuar palët e interesuara në të gjitha nivelet.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe per te përmbushur afatet.
  • Përdorim i avancuar I paketes MS Office (Excel, Word, PowerPoint).

Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë CV e tyre dhe letrën e motivimit në adresën e e-mailit [email protected]. Ju bëjmë me dije që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Afati i fundit i aplikimit 15 Mars, 2025

Application Type: Vacancy Application
Job Type: Full Time

Apply for this position

Allowed Type(s): .pdf, .doc, .docx