Drejtor Dege – Rrjeti i Degëve Tiranë

Expired on: Nov 15, 2024

PËRSHKRIM I PËRGJITHSHËM:

Drejtori Degës është përgjegjës për administrimin, operacionet e efektshme ditore dhe ofrimin e shërbimeve të plota në degë, duke përfshirë operacionet, kreditimin, shitjen e produkteve, shërbimin ndaj klientit, dhe sigurinë dhe sigurinë sipas objektivave dhe rregullave të Bankës në fuqi.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITE KRYESORE:

  • Eshte pergjegjesi kryesor per koordinimin e punes ne dege, me qellim realizimin e objektivave te bankes, te vendosura per degen.
  • Eshte pergjegjes per zhvillimin e stafit dhe orientimin e tyre te lidhura me objektivat dhe fokusin e bankes.
  • Siguron ndertimi e nje strategjie per arritjen e planit te biznesit te bankes ne termat e rritjes dhe cilesise, ne përputhshmëri të plotë me politikat dhe strategjitë e bankës.
  • Drejton komitetin e kredisë në Degë, sipas nivelit të aprovimit dhe në përputhje me politikat e institucionit.
  • Udhëheq dhe suporton stafin e Degës për të siguruar se puna e tyre është në përputhje me standartin e bankës në shërbim, shitje dhe përputhshmërinë operacionale.
  • Organizon mbledhje periodike me stafin per te garantuar planifikimin në nivelin e duhur me shërbimet bankare, produktet dhe procedurat e bankës dhe performancën.
  • Merr pjesë në mënyrë aktive ne mbledhje te bankës dhe kontribuon me ide për përmirësimin e proceseve, procedurave dhe efektivitietin e deges.
  • Mbikqyr dhe vlereson stafin me qellim dhënie feedback, identifikon nevojat per trajnim dhe propozon plane konkrete për zhvillimin e kapaciteteve profesionale te stafit.
  • Respekton Politiken e vleresimit te performances dhe është përgjegjës për vlerësimin e punonjësve në varësinë direkte.
  • Mbështet veprimet operacionale të degës duke kryer kontrollin dhe autorizimin e veprimeve në sistemin informatik që ka banka, në përputhje me nivelin e autorizimit.
  • Siguron kryerjen e kontrolleve spontane të arkave individuale dhe /ose arkës kryesore sipas percaktimeve te manualit te arkës. Shërben si person kontakti per eskalimin e problemeve operacionale që mund të lindin në Degë dhe që nuk zgjidhen nga drejtuesi i operacioneve, si dhe ndjek personalisht zgjidhjen e tyre ne zbatim te rregullave dhe procedurave të miratura të bankës.
  • Përgatit dhe dërgon raporte specifike ne Departamente të Drejtorisë në përputhje me kërkesat dhe procedurat në fuqi.
  • Vepron si promovues dhe tejçues i vlerave dhe imazhit te institucionit.
  • Eshtë person përgjegjës në rang Dege në lidhje me zbatimin e standarteve të bankës për PPP&FT. Siguron që komunikimi me stafin ne lidhje me cdo çështje të PPP&FT të jetë i plote, i qartë formal (me email) duke respektuar standartin e komunikimit me email me njësinë e AML.
  • Eshtë përgjegjës për zbatimin e procesit të monitorimit të anomalive të evidentuara në transaksionet bankare në Degë dhe raportin e tyre në njësinë e AML në Zyrat Qëndrore. Eshtë përgjegjës për monitorimin e kontrollin e Degës në lidhje me respetimin e standarteve të kërkuara, veçanërisht me klientët me risk të lartë(përfshirë kategorizimin e tyre) dhe /ose vigjilencë të zgjeruar të përcaktuar nga sistemet automatike të bankës, manuali i PPP&FT dhe dispozitat ligjore në fuqi apo kërkesat e njësisë për çeshtjet e PPP&FT.
  • Duhet të tregojë kujdes për zbatimin e standardeve më të larta për të mbrojtur bankën dhe reputacionin e saj nga keq përdorimi për pastrim parash dhe/ose financim mashtrimi apo aktivitete te tjera të paligjshme
  • Eshtë përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e procedurave të sigurisë nga stafi i degës përkatëse.

KËRKESAT PËR POZICIONIN:

  • Diplomë Universitare në Fakultetin e Administrim Biznes, Ekonomik, ose te tjera te lidhura me fushen.
  • Minimumi 5 vjet punë në sektorin bankar, preferohet eksperiencë drejtuese e meparshme.
  • Aftesi te shkelqyera organizative menaxhuese dhe kordinuese.
  • Njohuri shume te mira ne operacioneve bankare
  • Aftesi te forta komunikuese, verbale, të shkruara analitike dhe ndërpersonale.
  • Aftesi drejtuese dhe motivuese per stafin.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe të paketës Microsoft office.

Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë CV e tyre dhe letrën e motivimit në adresën e e-mailit [email protected]. Ju bëjmë me dije që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.Afati i fundit i aplikimit 15 Nëntor, 2024.

 

Job Profile: Branch Manager
Application Type: Vacancy Application
Job Type: Full Time
Sorry! This job has expired.