Helpdesk

Expired on: Nov 25, 2024

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITE KRYESORE:

  1. Të kryej detyrat në përputhje me Rregulloret & Procedurat e UBA-së si dhe me kuadrin ligjor shqiptar.
  2. Të ushtrojë me ndershmëri, objektivitet, pergjegjesi dhe zell te gjitha detyrat qe i adresohen.
  3. Të jetë i kujdesshëm në përdorimin e informacionit të marrë gjatë kryerjes së detyrave të tij/saj. Ai/ajo nuk do të përdorë informacionin konfidencial për ndonjë përfitim personal dhe në asnjë mënyrë, që do të ishte në kundërshtim me ligjin ose në dëm të mirëqenies së bankës.
  4. Të ketë njohuritë bazë të pajisjeve kompjuterike, sistemeve operative (p.sh. Windows, macOS, Linux) te teknologjive të rrjetit dhe pajisjeve periferike te cilat janë thelbësore.
  5. Te kete njohuri të gjera për sistemet operative të Microsoft, me theks të veçantë në Windows 10 dhe Office 365.
  6. Te kete aftësi te mira për të identifikuar, analizuar dhe zgjidhur problemet teknike.
  7. Të kete aftesine e te kuptuarit te mesazheve të gabimit, kryerjen e diagnostikimit dhe aplikimin e teknikave të zgjidhjes së problemeve.
  8. Te kete përvojë me proceset e Service Desk dhe sistemet e “tickets”.
  9. Te kete njohuri baze per sigurine e IT.
  10. Te jete i gatshem tu pergjigjet telefonatave dhe emaileve nga stafi ne lidhje me çeshtje te IT.
  11. Te interpretoje sistematikisht problemet e përdoruesve dhe identifikoje zgjidhjet dhe efektet anësore të mundshme.
  12. Regjistron dhe gjurmon çështjet nga fillimi deri në përfundim.
  13. Vepron në mënyrë sistematike për t’iu përgjigjur nevojave operacionale dita-ditës dhe reagon ndaj tyre, duke shmangur ndërprerjet e shërbimit.
  14. Përgjigjet ndaj kërkesave të zakonshme për shërbim duke ofruar informacion për të mundësuar përmbushjen.
  15. Alokon menjëherë detyrat e pazgjidhura sipas rastit.
  16. Regjistron te gjitha incidentet dhe kërkesat e shërbimit dhe ruan të dhënat përkatëse nga telefonatat dhe email-et:
    1. Identifikon dhe klasifikon llojet e incidenteve dhe ndërprerjet e shërbimit.
    2. Regjistron incidentet duke i kategorizuar sipas problemeve dhe zgjidhjes.

KËRKESAT E PËRGJITHSHME:

  • Diplomë universitare në Teknologji Informative ose në një fushë të ngjashme.
  • Te jete i/e shkathet dhe profesional.
  • Të ketë aftësi të forta teknike.
  • Aftësi të forta analitike.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale.
  • Aftësi organizative, vendimmarrëse dhe të zgjidhjes së problemeve.
  • I aftë për të punuar mirë si vetëm ashtu edhe në ekip.
  • Te jete i hapur ndaj zhvillimeve te vazhdueshme.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze ne të folur dhe të shkruar.

Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë CV e tyre dhe letrën e motivimit në adresën e e-mailit [email protected]. Ju bëjmë me dije që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Afati i fundit i aplikimit 25 Nentor, 2024.

 

Job Profile: IT Department
Application Type: Vacancy Application
Job Type: Full Time
Sorry! This job has expired.