Auditor i Brendshëm

Closing on: Jun 13, 2025

PËRCAKTIM I PËRGJITHSHËM I PUNËS:

Detyra kryesore e Auditorit të Brendshëm është të vlerësojë përputhshmërinë e operacioneve, nivelin efektiv të ekspozimit ndaj riskut, zbatimin adekuat të procedurave dhe efektivitetin dhe rëndësinë e kontrollit në vend.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E PUNËS:

1. Ekzekuton dhe zbaton programet e planit vjetor të auditimit duke mbajtur marrëdhënie me departamentet e audituara për të marrë akses në dokumentacionin, raportet, sistemet dhe personelin e tyre.

2. Kryen fazën përgatitore të auditimit dhe/ose hetimit në disa aktivitete/procese bankare;

3. Përpunon analizën e misionit të auditimit (analizë selektive e fushave të riskut, përcaktimi i metodave dhe programit të punës, përpunimi i buxhetit kohor);

4. Përgatit raportin paraprak të njësive/proceseve të audituara së bashku me të gjitha dokumentet mbështetëse;

5. Siguron përputhshmërinë me legjislacionin përkatës dhe politikat e brendshme;

6. Jep raport të besueshëm dhe rekomandime me vlerë të shtuar;

7. Ndjek periodikisht të gjitha rekomandimet e lëshuara;

8. Bashkëpunon me njësitë e tjera për përmirësimin e vazhdueshëm të sistemeve dhe proceseve të brendshme;

KËRKESAT E PËRGJITHSHME:

1. Diplomë Universitare – Fakulteti i Ekonomisë (preferohet në Financë);

2. Kualifikime profesionale ndërkombëtare ose certifikime të tjera të veçanta në auditimin e brendshëm (C.I.A, A.C.C.A etj.) janë të preferueshme;

3. Të paktën 2 vjet përvojë në auditimin e brendshëm apo të jashtëm;

4. Njohuri dhe aftësi për të zbatuar standardet e auditimit të brendshëm dhe procedurat dhe teknikat e auditimit në të gjitha fushat operative të bankës;

5. Njohuri mbi rreziqet kryesore të bankës dhe metodologjinë e auditimit;

6. Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhimi të kohës; aftësi për të vendosur prioritete, ndjenjë organizimi dhe aftësi për të punuar nën presion dhe për të përfunduar punën brenda afateve;

7. Aftësi analitike dhe mendim kritik të zhvilluar

8. Duhet të jetë i gatshëm të udhëtojë;

9. Aftësi të forta komunikimi;

10. Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi;

11. Aftësi të forta kompjuterike, duke përfshirë njohuri të softuerëve të auditimit dhe aplikacioneve Microsoft Office;

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin Curriculum Vitae-në e detajuar në Departamentin e Burimeve Njerëzore ([email protected]) para datës 13 Qershor 2025. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen për intervistë.

Application Type: Vacancy Application
Job Type: Full Time

Apply for this position

Allowed Type(s): .pdf, .doc, .docx