PËRCAKTIM I PËRGJITHSHËM I PUNËS:
Administratori sisitemit bënë pjesë në Departamentin Informatikës dhe Tekonologjisë së Informacionit.Detyra kryesore të menaxhoje infrastrukturën e IT në përputhje me rregullat dhe udhëzimet që përmban Banka e Bashkuar e Shqipërisë.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
- Administrimi dhe mirëmbajtja e serverëve Windows dhe aplikacioneve përkatëse.
- Menaxhimi dhe monitorimi i pajisjeve fundore (kompjuterë, laptopë, printera, etj.).
- Konfigurimi dhe administrimi i paketës Microsoft 365 (Exchange Online, Teams, SharePoint, OneDrive, etj.).
- Menaxhimi i Active Directory, përfshirë krijimin dhe menaxhimin e përdoruesve, grupeve dhe politikave të sigurisë (Group Policies).
- Menaxhimi dhe optimizimi i mjediseve cloud, përfshirë shërbime si Microsoft Azure ose AWS.
- Monitorimi dhe zgjidhja e problemeve teknike për të garantuar qëndrueshmërinë dhe sigurinë e sistemeve.
- Zbatimi dhe mirëmbajtja e masave të sigurisë për të mbrojtur të dhënat dhe infrastrukturën IT.
- Pjesëmarrja në projekte të ndryshme të IT-së, përfshirë migrimet dhe implementimet e reja.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA:
- Diplomë universitare në Teknologjinë e Informacionit, Shkenca Kompjuterike ose fusha të ngjashme.
- Përvojë e mëparshme si Administrator Sistemi ose pozita të ngjashme (minimumi 3 vite).
- Njohuri të thelluara mbi serverët Windows (Windows Server 2016/2019/2022..etj).
- Eksperiencë në administrimin e Active Directory dhe Group Policies.
- Aftësi për të menaxhuar dhe konfiguruar mjediset Microsoft 365 dhe endpoint management tools.
- Eksperiencë me shërbime cloud si Azure, AWS ose Google Cloud Platform.
- Njohuri të avancuara ne PowerShell
- Njohuri mbi protokollet e rrjetit dhe teknologjitë e sigurisë (Firewall, VPN, etj.).
- Certifikime profesionale (Microsoft Certified: Azure Administrator Associate, MCSA, ose të ngjashme) do të konsiderohen një avantazh.
- Aftësi të mira komunikimi dhe zgjidhjeje problemesh.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë CV e tyre dhe letrën e motivimit në adresën e e-mailit [email protected]. Ju bëjmë me dije që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Afati i fundit i aplikimit 14 Mars, 2025