Specialist i lartë i Raportimit Financiar dhe Taksave

Closing on: Apr 14, 2024

PËRSHKRIM I PËRGJITHSHËM

Specialisti i Lartë i Njësisë së Raportimit Financiar dhe Tatimeve është përgjegjës për raportimin e saktë financiar ndaj palëve të interesuara të brendshme dhe të jashtme dhe për menaxhimin e përputhshmërisë dhe strategjisë tatimore. Ai/ajo luan një rol kritik në raportimin financiar dhe çështjeve të lidhura me taksat, garantimin e respektimit të kërkesave rregullatore dhe optimizimin e pozitës tatimore të bankës. Si pjese e njesise se Raportimit Financiar dhe Tatimeve pergatit dhe jep informacion financiar për menaxhimin e brendshëm, palët e interesuara të jashtme dhe autoritetet rregullatore.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E PUNËS: 

1. Përgatit e raportet e Bankës sipas standardeve të BoA dhe IFRS dhe të koordinon punën e audituesve të jashtëm në auditimin e llogarive të Bankës;
2. Përgatit dhe shpërndan raporte financiare të sakta dhe në kohë, përfshirë ketu raportet financiare mujore, tremujore dhe vjetore, tek menaxhimi i lartë dhe palët e interesuara.
3. Siguron respektimin e kërkesave të jashtme të raportimit financiar, duke përfshirë gjetjet për aksionarët, investitorët dhe agjencitë rregullatore.
4. Administron veprimtaritë e lidhura me taksat, duke përfshirë planifikimin tatimor, respektimin dhe raportimin për të gjitha taksat përkatëse (p.sh., tatimi mbi të ardhurat, tatimi mbi shitjet, tatimi per pronat).
5. Përgatit dhe depoziton me saktësi dhe në kohë kerkesat per kthimet nga taksave, duke përfshirë taksat vendore.
6. Koordinon dhe pergatit përgjigjet ndaj auditimeve tatimore dhe hetimeve nga autoritetet tatimore, duke siguruar respektimin dhe minimizimin e detyrimeve tatimore.
7. Administron politikat e transferimit te cmimit dhe dokumentacionin për transaksionet midis kompanivee, duke siguruar respektimin e rregulloreve të transferimit të çmimit.
8. Siguron që të dhënat financiare të përdorura për raportimin tatimor të jenë të sakta dhe të plota, duke bashkëpunuar me Njësinë e Kontabilitetit dhe Kontrollit Financiar.
9. Qëndron i/e informuar per ndryshimet në ligjet dhe rregulloret tatimore, duke kryer kërkime dhe mbledhur informacioni e nevojshem për të vlerësuar ndikimin e tyre në bankë.
10. Jep udhëzime dhe/ose ndihmë strukturave të tjera të Bankës në lidhje me çështjet e kontabilitetit financiar.
11. Kryen punë të tjera në përputhje me rregulloret ligjore, nënligjore dhe rregulloret e brendshme të Bankës dhe me udhëzimet e Drejtorit të Departamentit ose Bordit te Manaxhimit.;

KËRKESAT PËR POZICIONIN:

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Finance, Kontabilitet, Ekonomiks ose fusha te tjera. Master ne Manxhim Biznesi eshte e preferuar.
  • Më shumë se 3 vjet përvojë në një pozitë të ngjashme, dhe eksperince në planifikimin financiar, buxhetimin, parashikimin dhe raportimin.
  • Njohuri mbi tregun e biznesit dhe atë bankar
  • Aftësi të mira komunikimi, negocimi dhe ndërpersonale
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe te punuarit ne grup
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze të të folur dhe të shkruar.
  • Njohuri të mira paketes Office
  • I/e aftë për të punuar i pavarur, i organizuar, vëmendje e kujdesshme ndaj detajeve, i aftë për të marrë përsipër përgjegjësinë

Te gjithe kandidatet e interesuar te dergojne CV e tyre dhe letren e motivimit ne adresen e e-mailit [email protected] . Ju bejme me dije qe te gjithe kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen per interviste. Afati i fundit i aplikimit 14 Prill, 2024.

 

Job Profile: Finance Department
Application Type: Vacancy Application

Apply for this position

Allowed Type(s): .pdf, .doc, .docx