Evente
"Prezantimi mbi Sarajevo Business Forum SBF 201"
Me date 21 Prill 2017 Banka e Bashkuar e Shqiperise (UBA Bank) ne bashkepunim me Bosnia Bank Internacional Business Club organizoi seminarin : Prezantimi mbi Sarajevo Business Forum SBF 2017.
Ky seminar prezantimi mblodhi ne ambjentet e Hotel Tirana International, nje numer te konsiderueshem kompanish shqiptare dhe nga rajoni ku u informuan rreth organizimit dhe permbajtjes se Sarajevo Business Forum i cili organizohet cdo vit nga BBI Bank ne Sarajeve, Bosnje.
Ne prezantim fjalen hapjes e mbajti Z. Muhamed PRLJA Drejtori I UBA Bank I cili shpjegoi rolin e UBA bank si nderlidhese ndermjet bizneseve dhe Forumit qe organizohet si dhe vuri ne dukje rendesine e kooperimit ne nivel rajonal. Ai foli rreth mundesive dhe potencialeve te medha qe kane vendet e rajonit ne fusha te ndryshme si turizmi, agrikultura etj. Nje treg rajonal rrit mendesine e investimeve te huaja nga Europa, Lindja e Mesme dhe Kina. Prezantimin e SBF e beri Znj. Azra COLIC Drejtoresha e VIP Business Club BBI Bank. Znj. Colic beri nje panorame te SBF i cili do te zhvillohet ne datat 22-23 Maj 2017 ne Sarajeve, Bosnje. Ajo vuri ne duktje rendesine e kesaj konference per zhvillimin e biznesit ne rajon e me gjere. Çdo vit Konferenca mbledh më shumë se 1.000 pjesëmarrës dhe ka mbulim të plotë mediatik si në nivel lokal dhe ndërkombëtar (Al Jazeera Network, TRT, Anadolu Agency, Reuters, etj). Gjatë shtatë viteve të kaluara, SBF ka pasur nderin të mireprese figura politike dhe të biznesit të njohura globalisht dhe me ndikim. Qellimi i kesaj konference eshte lidhja ndermjet investitorëve publik dhe privatë nga e gjithë bota me biznesmenë dhe pronarë projekte zhvillimi nga rajoni. Ajo paraqet një platformë për rrjetet e biznesit dhe eksplorimin e mundësive të investimeve në rajonin e Evropës Juglindore me objektivin e vetëm për të nxitur zhvillimin e saj ekonomik.
SBF eshte nje mundesi unike ne llojin e vet per te gjithe bizneset qe duan te promovojne veten dhe te zhvillohen ne maksimumin e tyre.
Ne fjalen permbyllese Z. PRLJA Drejtori I UBA Bank cilesoi dhe njehere rendesine e ketij Forumi si nje mundsi shume e mire per te gjitha bizneset ne vendin tone dhe ne rajon. Ai ftoi bizneset shqiptare qe te behen pjese e SBF 2017 dhe te eksplorojne mundesite e biznesit qe ofrohen ne takimet intensive. Z.PRLJA si Drejtues i Bankes se Bashkuar te Shqierise (UBA bank) theksoj rolin e bankes UBA ne forcimin e mardhenieve te bizneseve, dhe ne thithjen e investime te huaja direkte ne Shqiperi.
“SIPERMARRJET BOSHNJAKE TAKIME BIZNESI NE TIRANE”


