Specialist i Lartë i Përputhshmërisë

Closing on: Apr 28, 2024

PËRMBLEDHJE E POZICIONIT TË PUNËS

Misioni dhe roli i Përputhshmërisë përfshin identifikimin, koordinimin dhe menaxhimin e rrezikut të përputhshmërisë së bankës, ndihmën për menaxhimin efektiv të rreziqeve të përputhshmërisë, këshillimin e drejtuesve të lartë për respektimin e ligjeve, rregullave dhe standarteve, informimin e rregullt mbi zhvillimet në legjislacion ne vend. Kryen detyrat e përcaktuara në rregulloren e BSH-së në kuadrin e një programi përputhshmërie që përcakton aktivitetet e saj, të tilla si zbatimi dhe rishikimi i politikave dhe procedurave specifike, procedura të veçanta për rrezikun e përputhshmërisë, testimi dhe vlerësimi i përputhshmërisë, si dhe trajnimi dhe edukimi i stafit mbi çështjet e përputhshmërisë. Mund të kryejë funksione të tjera specifike statutore në kuadër të përmbushjes së detyrimeve ligjore të bankës.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE

  1. Kryen detyrën në përputhje me Rregulloret dhe Procedurat e U.B.A. si dhe kuadrin ligjor shqiptar.
  2. Ushtron ndershmëri, objektivitet dhe zell në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive.
  3. Tregon kujdes në përdorimin e informacionit të marrë gjatë kryerjes së detyrave të tij/saj. Ai/ajo nuk duhet të përdorë informacionin konfidencial për ndonjë përfitim personal dhe në asnjë mënyrë, që do të ishte në kundërshtim me Ligjin ose në dëm të Bankës.
  4. Rishikon sistemet e krijuar dhe siguron përputhjen me ligjet, politikat, procedurat dhe rregulloret që mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në operacionet e Bankës;
  5. Rishikon operacionet për t’u siguruar nëse rezultatet janë në përputhje me objektivat e vendosura dhe nëse operacionet po kryhen sipas procedurave të miratuara.
  6. Identifikon dhe vlerëson rreziqet e përputhshmërisë që lidhen me operacionet e bankës, duke përfshirë produktet dhe praktikat e reja, krijimin të llojeve të reja të biznesit, marrëdhëniet me klientët, etj.
  7. Asiston në përgatitjen e udhëzimeve të shkruara për stafin për zbatimin e duhur të ligjeve, rregulloreve dhe standarteve përmes politikave dhe procedurave dhe dokumenteve të tjera si manualet e përputhshmërisë, kodet e brendshme të sjelljes dhe udhëzimet praktike.
  8. Edukon dhe trajnon stafin për çështjet e përputhshmërisë.
  9. Mat rrezikun e përputhshmërisë duke përdorur tregues të performancës (p.sh. rritje e numrit të ankesave të klientëve, parregullsi në pagesa) për të përmirësuar vlerësimin e rrezikut të përputhshmërisë.
  10. Monitoron, teston dhe raporton rezultatet e testimit të përputhshmërisë duke ndjekur procedurat e brendshme të menaxhimit të rrezikut të bankës, duke identifikuar çdo ndryshim në profilin e rrezikut të përputhshmërisë bazuar në treguesit përkatës të performancës, shkeljet dhe/ose mangësitë e identifikuara dhe masat korrigjuese që janë marrë;
  11. Monitorimi dhe raportimi i ngjarjeve të mashtrimit;
  12. Matja dhe menaxhimi i rrezikut të mashtrimit duke përdorur tre objektiva (parandalimi, zbulimi, përgjigjia), për të vlerësuar këtë rrezik;
  13. Ndjek ndryshimet në legjislacionin që rregullon të gjitha aspektet e ndryshme të veprimtarisë së bankës;
  14. Vlerëson efektivitetin e politikave dhe procedurave aktuale të bankës dhe përshtatshmërinë e procedurave dhe udhëzimeve të përputhshmërisë si dhe identifikon nevojën për ndryshime dhe amendime te dokumentave;
  15. Asiston në përgatitjen e projekt-dokumenteve për t’u ndryshuar në bashkëpunim me drejtuesin e departamentit përkatës që do të preket nga ky ndryshim, së bashku me kontrolluesin e brendshëm;
  16. Mbledh gjetjet dhe rekomandimet e Kontrollit të Brendshëm si dhe autoriteteve mbikëqyrëse që rrjedhin nga kontrolli i aktiviteteve të bankës dhe punës së punonjësve nga ky i fundit dhe i kontrollon ato, ndjek problematikën e tyre dhe paraqet propozime për zgjidhjen e tyre;
  17. Mbikëqyr zbatimin e rregullave dhe respektimin e normave të sigurisë për mbrojtjen e të dhënave personale;
  18. Mbajtja e kontakteve dhe informimi i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale;
  19. Sigurohet për kuptimin e qartë të legjislacionit aktual për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ndërgjegjësimin për legjislacionin e ardhshëm;
  20. Zbaton masat dhe kornizën e qeverisjes së privatësisë për të menaxhuar përdorimin e të dhënave;
  21. Krijon dhe monitoron programet dhe proceset e sigurimit të cilësisë për të identifikuar mangësitë dhe vlerësimin e rrezikut dhe propozon masat për korrigjimin ose përmirësimin e produkteve në mënyrë që të përmbushen standardet e vendosura të cilësisë;
  22. Bashkëpunimi me të gjithë aktorët për të zhvilluar politika dhe procese përkatëse për të arritur një kulturë cilësie me zero defekte ose devijime nga standardet e përcaktuara;
  23. Kryerja e detyrave të tjera sipas rregullave ligjore, nënligjore dhe akteve të brendshme të Bankës dhe sipas udhëzimit të Drejtuesit të Departamentit.;

KUALIFIKIMET:

  1. Diplomë Universitare në Ekonomi. Kualifikim pasuniversitar në fushën e Drejtësisë do të përbëjë avantazh.
  2. Të paktën 5 vjet eksperiencë në sistemin bankar. Të paktën 2 vjet eksperiencë në sektorin e përputhshmërisë/compliance në bankë.
  3. Aftësi shumë të mira për të kuptuar parimet e Bankës për të njohur dhe vlerësuar devijimet nga praktikat e biznesit.
  4. Njohuri shumë të mira të operacioneve dhe veprimtarive bankare.
  5. Aftësi për të vlerësuar bazat e kontabilitetit, ekonomisë, ligjit, tatimeve, financave dhe teknologjisë së informacionit.
  6. Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze të shkruar dhe të folur dhe aftësi kompjuterike.
Te gjithe kandidatet e interesuar te dergojne CV e tyre dhe letren e motivimit ne adresen e e-mailit [email protected] . Ju bejme me dije qe te gjithe kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen per interviste. Afati i fundit i aplikimit 28 Prill, 2024.

 

Job Profile: Compliance Specialist
Application Type: Vacancy Application
Job Type: Full Time

Apply for this position

Allowed Type(s): .pdf, .doc, .docx