Depozita “36 Mujore”

Depozita 36-mujore është ideale për ata që kërkojnë stabilitet dhe përfitime të larta me kalimin e kohës. Me normë fitimi vjetor prej 4.2% në Lek, kjo depozitë ju ndihmon në ndërtimin e një të ardhme të sigurt financiare.

 

Karakteristikat e ofertës me afat 36 muaj:

  • Depozita mund të çelet brenda ditës.
  • Oferta është e vlefshme vetëm për fondet në monedhën Lekë.
  • Për periudhën 36 mujore, ju do të përfitoni fitimin në fund të çdo viti.
  • Nëse fondet tërhiqen para afatit të maturimit, ju do të mund të përfitoni një pjesë të fitimit.
  • Normë fitimi vjetore 4.2% në Lek

 

Dokumentacioni I kërkuar për hapjen e depozitës:

  • Dokument identifikimi (Kartë identiteti ose Pasaportë)
  • Kontrata e depozitës

 

*Depozitat në Bankën e Bashkuar të Shqipërisë sigurohen nga Agjensia e Sigurimit të Depozitave (www.asd.gov.al) në bazë të ligjit nr. 53/2014 “Për sigurimin e depozitave”, deri në shumën LEK 2.500.000 ose ekuivalentin e kësaj shumë në monedhë te huaj. – www.asd.gov.al

Business | United Bank Of Albania

Njoftim për Ndryshime në Termat dhe Kushtet e Bankës!

Të nderuar klientë,

Ju informojmë me kënaqësi se duke filluar nga data 7 Tetor 2025, Banka e Bashkuar e Shqipërisë do të ofrojë mbështetje për pagesat SEPA në Euro.

Kjo do të sjellë ulje të ndjeshme të tarifave për transfertat drejt vendeve pjesë të zonës SEPA, si dhe përmirësim të shpejtësisë dhe sigurisë së transaksioneve.

Gjithashtu, pagesat elektronike përmes kanaleve tona dixhitale do të përfitojnë nga komisione më të favorshme krahasuar me ato në degë. Ju ftojmë t’i përdorni për një përvojë më efikase.

Komisionet e reja hyjnë në fuqi më 7 Tetor 2025.

Për më shumë detaje mbi tarifat e reja, ju lutem KLIKONI KETU!

Faleminderit për besimin tuaj!

Me respekt,

Banka e Bashkuar e Shqipërisë