Për ata që guxojnë të sjellin ndryshim

UBA ofron praktika për studentët e universitetit dhe të sapodiplomuarit që dëshirojnë të kuptojnë punën e Bankës ose të fitojnë përvojë në fushën e tyre të studimeve.

Si të aplikoni

Kandidatët e synuar për praktikën do të jenë studentët që ndjekin vitin e fundit të studimeve bachelor ose master profesional. Në rast aplikimi përmes universitetit, lista e studentëve dhe arritjet e tyre akademike merret nëpërmjet koordinatorëve të praktikës. Për të plotësuar aplikimin tuaj, ju duhet të dorëzoni, në ditën e intervistës suaj, dokumentet e mëposhtme:

  • Curriculum Vitae
  • Transkripti i notave
  • Referencë nga një pedagog/universitet

Kandidatët për praktikë do të vlerësohen në bazë të aftësisë për të përmbushur kriteret e mëposhtme:

  • Jeni duke ndjekur studimet ose në diplomim
  • Nota mesatare mbi 8
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese
  • Aftësi për të punuar në grup

*Për të vazhduar me aplikimin, dorëzoni dokumentet e kërkuara me e-mail në [email protected] ose nëpërmjet aplikimit tonë online në të djathtë.