Financim për investime
Financim për investime
Ne ju ofrojmë shërbime të shpejta dhe efikase të përshtatshme për nevojat e ndryshme të bizneseve të korporatave.
Mos i vendosni në rrezik paratë tuaja të përditshme!
Produkti ynë i financimit për investime është një produkt i thjeshtë i krijuar për të ndihmuar biznesin në projektet e tyre investuese dhe është i disponueshëm për klientët me operacione të qëndrueshme.
Kushtet e përgjithshme
Bëni një aplikim online për të parë nëse mund ta përfitoni këtë financim!
Financimi për investim është një produkt financimi që do të ndihmojë një klient biznesi në investimet e tij në ambientet ekzistuese të biznesit, në blerjen e një lokali të ri biznesi, investimin në makineri etj.
Afati maksimal për një produkt financimi për investim është deri në 7 vjet.
Shuma maksimale e financimit varet nga aktiviteti juaj i biznesit dhe plani i investimit.
Ky produkt mund të jepet në ALL, EUR ose USD.
* Banka financon nevojat e klientit për pagesën e produkteve kundrejt një dokumenti që vërteton qëllimin e financimit.
Njoftim për Ndryshime në Termat dhe Kushtet e Bankës! Të nderuar klientë, Ju informojmë me kënaqësi se duke filluar nga data 7 Tetor 2025, Banka e Bashkuar e Shqipërisë do të ofrojë mbështetje për pagesat SEPA në Euro. Kjo do të sjellë ulje të ndjeshme të tarifave për transfertat drejt vendeve pjesë të zonës SEPA, si dhe përmirësim të shpejtësisë dhe sigurisë së transaksioneve. Gjithashtu, pagesat elektronike përmes kanaleve tona dixhitale do të përfitojnë nga komisione më të favorshme krahasuar me ato në degë. Ju ftojmë t’i përdorni për një përvojë më efikase. Komisionet e reja hyjnë në fuqi më 7 Tetor 2025. Për më shumë detaje mbi tarifat e reja, ju lutem KLIKONI KETU! Faleminderit për besimin tuaj! Me respekt, Banka e Bashkuar e Shqipërisë