Kush jemi ne
Kush jemi ne
Banka e Bashkuar e Shqipërisë është në gjendje të ofrojë përvojë unike për klientët, duke ndihmuar në depozita dhe kursime për të ardhmen e familjeve, në blerjen e banesave si dhe në zgjerimin e bizneseve.
Rreth nesh
Ne do të donim të njiheshim nga tregu për përvojën dixhitale, aftësinë për të akomoduar menjëherë nevojat e klientëve në ndryshim, por në radhë të parë duam të identifikohemi si ofrues i shërbimeve financiare në përputhje me sistemin tonë të besimit.
Aksioneri mazhoritar i Bankës së Bashkuar të Shqipërisë është Eurosig Sh.A. me 99.16% të aksioneve.
Eurosig Sh.A.është një ndër kompanitë më prestigjioze në tregun e sigurimeve që mbulon Shqipërinë me 25 degë dhe mbi 230 agjenci. Veprimtaria e saj rregullohet nga Ligji për Sigurimin e Veprimtarisë, Risigurimin dhe Ndërmjetësimin në Sigurime dhe Risigurime, i ndryshuar dhe akte të tjera ligjore e normative dhe nën mbikëqyrjen e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF).
Banka e Bashkuar e Shqipërisë është regjistruar si person juridik me vendimin nr.4315, datë 13.05.1993 të Gjykatës së Rrethit Tiranë. Licencuar nga Banka e Shqipërisë me licencën nr. 03, datë 11.01.1999 “Për të operuar si bankë në Republikën e Shqipërisë”.
Lidershipi
Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA Bank) menaxhohet nga Këshilli i saj Drejtues dhe Drejtoria e Përgjithshme e vendosur në Zyrat Qendrore në Tiranë, Shqipëri