Njoftim për Shitje Prone – Truall 435m2 dhe Ndërtesë 179.6m2 në Shkodër

By: admin

Të dhënat e Pronës

Qyteti: Lagjia Tepe, Shkodër
Lloji i Pronës: Ndërtesë dhe Truall.
Sipërfaqja: Ndërtesa 179.6 m2; Trualli 435 m2m²
Çmimi Fillestar: 8,500,000 ALL
Vendndodhja: Lagjia Tepe, Rr.Esat Myftiu, afër Xhamisë, Shkodër.

Përshkrimi i Pronës

UBA Bank njofton zhvillimin e ankandit për shitjen e pasurisë së mëposhtme:

Pasuria me Nr. 2/58 Truall me sipërfaqe 435 m2, Zona Kadastrale 8597.

Pasuria me Nr. 2/59, Zona Kadastrale 8597, Ndërtesë me sipërfaqe 179.6 m2

Dorëzimi i Ofertave

Të interesuarit duhet të dorëzojnë ofertat e tyre në zarf të mbyllur, me mbishkrimin:

“Ofertë për blerje prone në Shkodër”

Afati i dorëzimit: 15.08.2025

Adresa: Zyra e Protokollit, UBA Bank, Rruga “Dritan Hoxha”, Nd.11, H.3, Njësia Bashkiake Nr.7, Tiranë 1023, Shqipëri.

Oferta duhet të shoqërohet me:
– Letërnjoftim (për individë)
– Ekstrakt QKR (për kompani)

Garancia e Ofertës

Për të qenë pjesë e ankandit, ofertuesi duhet të paguajë një garanci prej 85,000 ALL.

– Garancia nuk i kthehet ofertuesit fitues.
– Nëse ofertuesi nuk shpallet fitues, garancia i kthehet brenda 5 ditëve nga shpallja e rezultatit.
– Nëse ofertuesi fitues tërhiqet, garancia nuk i rimbursohet.

Hapja e Ofertave

Hapja e ofertave do të bëhet më datë 18.08.2025, ora 11:00 në ambientet e bankës.

Shënime Shtesë

📧 Për më shumë informacion, kontaktoni në: [email protected].

Klikoni këtu për të parë dokumentin me vendndodhjen.

Related post

Individual | United Bank Of Albania

Njoftim për Ndryshime në Termat dhe Kushtet e Bankës!

Të nderuar klientë,

Ju informojmë me kënaqësi se duke filluar nga data 7 Tetor 2025, Banka e Bashkuar e Shqipërisë do të ofrojë mbështetje për pagesat SEPA në Euro.

Kjo do të sjellë ulje të ndjeshme të tarifave për transfertat drejt vendeve pjesë të zonës SEPA, si dhe përmirësim të shpejtësisë dhe sigurisë së transaksioneve.

Gjithashtu, pagesat elektronike përmes kanaleve tona dixhitale do të përfitojnë nga komisione më të favorshme krahasuar me ato në degë. Ju ftojmë t’i përdorni për një përvojë më efikase.

Komisionet e reja hyjnë në fuqi më 7 Tetor 2025.

Për më shumë detaje mbi tarifat e reja, ju lutem KLIKONI KETU!

Faleminderit për besimin tuaj!

Me respekt,

Banka e Bashkuar e Shqipërisë