Shkoni më tej me më pak kufizime.
Shkoni më tej me më pak kufizime.
Përdorni 700 ATM brenda vendit nën logon e MasterCard
Pse t’a zgjidhni atë? Sepse është praktike, e shpejtë, e lehtë për t’u përdorur.
FALAS për blerjet me POS, brenda dhe jashtë vendit.
Akses në llogarinë tuaj 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.
Tërheqje në çdo ATM në mbarë botën, mjafton që ATM të ketë logon MasterCard.
Mundësi blerjeje në të gjitha pikat e shitjes (POS) në Shqipëri dhe jashtë saj me logot MasterCard.
Pagesa Contactless, pagesë pa vendosur PIN dhe pa firmosur fatura.
Karta juaj e debitit lidhet drejtpërdrejt me llogarinë tuaj aktuale duke ju ofruar një mënyrë më të lehtë për të hyrë në fondet në llogarinë tuaj. Është portofoli juaj i ri. Paratë tuaja janë të sigurta dhe keni një përdorim komod. Me kartën tuaj ju mund të paguani në çdo pikë shitje ku shihni logon e MasterCard brenda dhe jashtë vendit dhe mund të tërhiqni para nga ATM 24 orë në 7 ditë në javë.
Nuk keni nevojë të tërhiqni para për të paguar blerjet apo shpenzimet tuaja, kur mund të paguani direkt me kartë për to në çdo dyqan, agjenci, supermarket, bar restorant, karburant, hotel etj. të pajisur me POS. Karta e debitit është gjithashtu e disponueshme për blerje online. Ju mund të kontrolloni statusin e llogarisë si dhe të verifikoni çdo transaksion të kryer përmes pasqyrës, duke pasur një kontroll të plotë të shpenzimeve tuaja.
UBA Bank ofron mundësinë e pajisjes me kartë debiti për të gjithë individët dhe klientët e biznesit. Debit MasterCard for Business është një kartë debiti e krijuar për të lehtësuar aktivitetin tuaj të biznesit duke ju ndihmuar me një menaxhim shumë të mirë të fondeve që keni në dispozicion. Të gjithë personat e autorizuar të biznesit mund të kenë DEBIT MASTERCARD. Mund të paraqiteni në degë me kartë identiteti dhe të bëni aplikimin tuaj.
Shërbimi SMS: Njoftimit i të gjithë klientëve kartëmbajtës për çdo transaksion madje dhe për balancën e mbetur.
3D Secure 2.0 iështë një protokoll vërtetimi që synon të reduktojë mashtrimin dhe të rrisë sigurinë në pagesat me kartë në internet.
Me kënaqësi Banka e Bashkuar e Shqipërisë prezanton DEBIT MASTERCARD, një kartë e cila sigurohet me funksionin CHIP dhe PIN.
*Karta do të bllokohet automatikisht
Shërbimi | Tarifa |
---|---|
Komision mirëmbajteje | Pa pagesë |
Ndryshimi i limitit ditor të përdorimit të kartës | 350 Lekë |
Rimbursimi i kreditit | 0.5% e shumës |
Transaksioni i kontestuar i pajustifikuar | 2.000 Lekë |
Zhbllokim i kartës | 300 Lekë |
Shërbimi | Tarifa |
---|---|
Lëshimi standard | Pa pagesë |
Rilëshimi i kartës për arsye të tjera (vjedhja, humjba, dëmtimi etj.) | 500 Lekë |
Riprintim i PIN-it | 400 Lekë |
Ndryshim i PIN-it në ATM | 50 Lekë |
Shërbimi | Tarifa |
---|---|
Tërheqja e parave nga ATM e bankës | Pa pagesë |
Nga ATM e tjera në Shqipëri | Pa pagesë |
Nga ATM jashtë shtetit | 2% minimumi 350 Lekë |
Kontrolli i gjendjes/Union Bank | Pa pagesë |
Kontrolli i gjendjes në bankat e tjera | 50 Lekë |
Shërbimi | Tarifa |
---|---|
Blerjet në POS | Pa pagesë |
Blerjet në POS jashtë shtetit | Pa pagesë |
Shërbimi | Tarifa |
---|---|
Nga terminalet POS në Shqipëri | 2% minimumi 350 Lekë |
Nga terminalet POS jashtë shtetit | 2% minimumi 350 Lekë |
Shërbimi | Tarifa |
---|---|
Limiti ditor për tërheqje në ATM | 50,000 Lekë/ditë |
Limiti ditor për blerjet në POS | 250,000 Lekë/ditë |
Limiti ditor për blerjet në Internet | 5,000 Lekë/ditë |