Llogaria e Pagesave me Shërbime Bazike
Ligji Nr. 100/2023 “Për Llogarinë e Pagesave me Shërbime Bazike” siguron të drejtën për të patur të paktën një llogari pagese me shërbime bazike për çdo person, si një mjet i rëndësishëm për të marrë shërbimet bankare bazike. Llogaria e pagesave me shërbime bazike iu ofrohet konsumatorëve dhe individëve ligjërisht rezidentë në Republikën e Shqipërisë. Secili individ mund të hapi një llogari të pagesave bazike duke paraqitur një dokument identifikimi të vlefshëm (ID apo pasaportë) në degët e UBA Bank. Llogaria e Pagesave ofrohet vetëm në monedhën “LEK”.
Shërbimet e përfshira në Llogarinë e Pagesave
- Shërbimet që mundësojnë hapjen,funksionimin dhe mbylljen e llogarisë;
- Depozitimi i fondeve;
- Tërheqjen e fondeve në sportele dhe ATM brënda Republikës së Shqiperisë;
- Debitime direkte;
- Tranksaksione pagesash përmes një karte bankare përfshirë pagesat online;
- Transfertat e kreditit përfshirë pagesa periodike, në terminale dhe në sportelet e bankës dhe platformat online.
Procedurat për hapjen e llogarisë së pagesës me shërbime bazike
- Konsumatori paraqet kërkesën/aplikon për hapjen e llogarisë;
- Deklaron se nuk disponon llogari pagese me shërbime bazike në banka të tjera
- Jep pëlqimin për verifikimin e deklaratës së dhënë;
- UBA Bank kryen hapjen e llogarisë së pagesave me shërbime bazike brenda 10 ditëve pune pas marrjes së aplikimit të plotë
- Në rast refuzimi, njoftohet konsumatori brenda 15 ditëve nga aplikimi.
Banka rezervon të drejtën të mbyllë llogarinë e klientit, në rast se:
- Konsumatori ka përdorur llogarinë e pagesave për qëllime të paligjshme;
- Nuk ka patur asnjë transaksion në llogarinë e pagesave për më shumë se 24 muaj rresht;
- Konsumatori ka paraqitur informacion të pasaktë për të hapur llogarinë e pagesave me shërbime bazike
- Konsumatori nuk gëzon më cilësinë e rezidentit në Republikën e Shqipërisë;
- Konsumatori ka hapur një llogari të dytë pagesash në Republikën e Shqipërisë, e cila i lejon atij të përdorë shërbimet bazike qe i ofrohen njëkohësisht edhe sipas kësaj kontrate.