Inagurohet dega e re e UBA Bank në qytetin e Vlorës

By: admin

UBA Bank dhe Euro Credit, pjesë të grupit EUROSIG vijojnë me zgjerimin e Rrjetit të Degëve, në qytetin e Vlorës.

Presidenti i Grupit Eurosig Z. Kadri Morinaj u shpreh se grupi do jetë prezent në qytetin e Vlorës me investime të rëndësishme në fushën e shërbimeve, duke ju ardhur në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve fizikisht dhe online.

Në inagurim na u bashkua edhe Kryetari i Bashkisë Vlorë, Z. Ermal Dredha, i cili u shpreh mjaft optimist për projektet e ardhshme të Grupit Eurosig në qytetin e Vlorës dhe falenderoi Presidentin Z. Morinaj për humanizmin e treguar duke dhuruar 20.000€ në mbështetje të të dëmtuarve nga përmbytjet e fundit në qytetin e Vlorës.

Dega më e re në rrugën Nermin Vlora Falaski do të ofroj të gjitha shërbimet financiare për çdo klient dhe partner biznesi. Tashmë, vlonjatët në degën e UBA Bank do të përfitojnë normat më të larta të depozitave.

Related post