Mobilimi i mjediseve të brendshme të 12 degëve të reja të Bankës së Bashkuar të Shqipërisë, në Tiranë dhe jashtë Tirane.

By: admin

Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) kërkon të realizojë objektin e prokurimit: “Mobilimi i mjediseve të brendshme të degëve të reja të 12 (dymbëdhjetë) degëve të reja të Bankës së Bashkuar të Shqipërisë, nga të cilat 5 (pesë) në Tiranë dhe 7 (shtatë) jashtë Tirane”. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin e saj është në varësi të kohëzgjatjes së hapjes së degëve.

Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) fton Operatorët Ekonomikë të interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i hapur”, për realizimin e mobilimit të degëve të reja të bankës, bazuar në kriteret e mëposhtme:

  • Çmimi për njësi bazuar në projektet përkatëse të degëve të reja
  • Eksperienca në mobilimin e bankave dhe institucioneve të ngjashme

Bashkangjitur dokumentat lidhur me detajet dhe sasinë e mobiljeve që nevojiten.

Oferta duhet të paraqitet deri në datën 09.06.2023, në adresën:

-Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA), Rr. “Dritan Hoxha”, Nd.11, H.3, Njësia Bashkiake Nr.7, Kodi Postar 1023, Kutia Postare 128, Tiranë

-Ose në email: [email protected] dhe [email protected]

Dokumenti lidhur me detajet e mobiljeve

Sasia e mobiljeve lidhur me tenderin e hapur

Related post

Individual | United Bank Of Albania

Njoftim për Ndryshime në Termat dhe Kushtet e Bankës!

Të nderuar klientë,

Ju informojmë me kënaqësi se duke filluar nga data 7 Tetor 2025, Banka e Bashkuar e Shqipërisë do të ofrojë mbështetje për pagesat SEPA në Euro.

Kjo do të sjellë ulje të ndjeshme të tarifave për transfertat drejt vendeve pjesë të zonës SEPA, si dhe përmirësim të shpejtësisë dhe sigurisë së transaksioneve.

Gjithashtu, pagesat elektronike përmes kanaleve tona dixhitale do të përfitojnë nga komisione më të favorshme krahasuar me ato në degë. Ju ftojmë t’i përdorni për një përvojë më efikase.

Komisionet e reja hyjnë në fuqi më 7 Tetor 2025.

Për më shumë detaje mbi tarifat e reja, ju lutem KLIKONI KETU!

Faleminderit për besimin tuaj!

Me respekt,

Banka e Bashkuar e Shqipërisë