NJOFTIM PËR TENDER Prokurim i Sistemit Bazë të Bankës

By: admin

NJOFTIM PËR SHTYRJE TË AFATEVE PËR TENDERIN

Prokurim i Sistemit Bazë të Bankës

Banka e Bashkuar e Shqipërisë në prokurimin për Sistemin Bazë të bankës të shpallur me datë 27.12.2024, ka vendosur shtyrjen e afateve për proceset e prokurimit me një javë.

 AFATET DHE KUSHTET

Afatet që do të respektohen për këtë prokurim:

Nr. PËRSHKRIMI Afati ishte Afati Bëhet
1 Afati për përgjigje nga banka të pyetjeve të ofertuesve 31.01.2025 07.02.2025
2 Afati i dorëzimit të ofertave 11.02.2025 18.02.2025
3 Prezantimi dhe Demostrimi vendorëve (nëse do të jetë i nevojshëm). 25.02.2025 04.03.2025
4 Vlerësimi, zgjedhja dhe njoftimi i ofertuesve të kualifikuar në fazën e parë 07.03.2025 17.03.2025
5 Intervistë me ofertuesit e kualifikuar (nëse do të jetë e nevojshme) 15.03.2025 24.03.2025
6 Përzgjedhja e ofertuesit fitues dhe fillimi i negocimeve kontraktuale. 25.03.2025 01.04.2025

 

Kushtet:

  • Dokumentacioni duhet të plotësohet në përputhje me kriteret e përcaktuara në Dokumentin me Kërkesat dhe Kriteret për Ofertim.
  • Oferta teknike dhe ekonomike duhet të paraqiten në origjinal, të firmosura, të vulosura, në dy zarfe të ndryshme të mbyllur:
  1. Oferta teknike duhet të paraqitet e printuar sipas kushteve më sipër, dhe në formë elektronike (USB ose Disk) brenda të njëjtit zarf.
  2. Oferta Financiare duhet të paraqitet sipas zërave përcaktuar nga banka, e printuar dhe në formë elektronike (USB ose Disk) brenda të njëjtit zarf.
  • Zarfat me ofertat përkatëse dërgohen në zyrat qendrore të bankës me adresë Rruga ‘Dritan Hoxha’, Nd.11, H.3, Njesia Bashkiake Nr.7, Tirane, 1023, Albania, me përcaktimin e objektit të tenderit mbi zarf

Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA)

Related post

Individual | United Bank Of Albania

Njoftim për Ndryshime në Termat dhe Kushtet e Bankës!

Të nderuar klientë,

Ju informojmë me kënaqësi se duke filluar nga data 7 Tetor 2025, Banka e Bashkuar e Shqipërisë do të ofrojë mbështetje për pagesat SEPA në Euro.

Kjo do të sjellë ulje të ndjeshme të tarifave për transfertat drejt vendeve pjesë të zonës SEPA, si dhe përmirësim të shpejtësisë dhe sigurisë së transaksioneve.

Gjithashtu, pagesat elektronike përmes kanaleve tona dixhitale do të përfitojnë nga komisione më të favorshme krahasuar me ato në degë. Ju ftojmë t’i përdorni për një përvojë më efikase.

Komisionet e reja hyjnë në fuqi më 7 Tetor 2025.

Për më shumë detaje mbi tarifat e reja, ju lutem KLIKONI KETU!

Faleminderit për besimin tuaj!

Me respekt,

Banka e Bashkuar e Shqipërisë