NJOFTIM PËR SHTYRJE TË AFATEVE PËR TENDERIN
Prokurim i Sistemit Bazë të Bankës
Banka e Bashkuar e Shqipërisë në prokurimin për Sistemin Bazë të bankës të shpallur me datë 27.12.2024, ka vendosur shtyrjen e afateve për proceset e prokurimit me një javë.
AFATET DHE KUSHTET
Afatet që do të respektohen për këtë prokurim:
Nr. | PËRSHKRIMI | Afati ishte | Afati Bëhet |
1 | Afati për përgjigje nga banka të pyetjeve të ofertuesve | 31.01.2025 | 07.02.2025 |
2 | Afati i dorëzimit të ofertave | 11.02.2025 | 18.02.2025 |
3 | Prezantimi dhe Demostrimi vendorëve (nëse do të jetë i nevojshëm). | 25.02.2025 | 04.03.2025 |
4 | Vlerësimi, zgjedhja dhe njoftimi i ofertuesve të kualifikuar në fazën e parë | 07.03.2025 | 17.03.2025 |
5 | Intervistë me ofertuesit e kualifikuar (nëse do të jetë e nevojshme) | 15.03.2025 | 24.03.2025 |
6 | Përzgjedhja e ofertuesit fitues dhe fillimi i negocimeve kontraktuale. | 25.03.2025 | 01.04.2025 |
Kushtet:
- Dokumentacioni duhet të plotësohet në përputhje me kriteret e përcaktuara në Dokumentin me Kërkesat dhe Kriteret për Ofertim.
- Oferta teknike dhe ekonomike duhet të paraqiten në origjinal, të firmosura, të vulosura, në dy zarfe të ndryshme të mbyllur:
- Oferta teknike duhet të paraqitet e printuar sipas kushteve më sipër, dhe në formë elektronike (USB ose Disk) brenda të njëjtit zarf.
- Oferta Financiare duhet të paraqitet sipas zërave përcaktuar nga banka, e printuar dhe në formë elektronike (USB ose Disk) brenda të njëjtit zarf.
- Zarfat me ofertat përkatëse dërgohen në zyrat qendrore të bankës me adresë Rruga ‘Dritan Hoxha’, Nd.11, H.3, Njesia Bashkiake Nr.7, Tirane, 1023, Albania, me përcaktimin e objektit të tenderit mbi zarf
Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA)