Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) kërkon të realizojë objektin e prokurimit: “Përzgjedhja e Noterëve për bashkëpunim me Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA)”.
Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) fton Zyrat Noteriale të interesuara, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i hapur”, për bashkëpunim me Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA). Jeni të lutur të dërgoni informacionin dhe dokumentacionin si më poshtë:
- Prezantim i zyrës noteriale;
- Kopje e Licencës dhe dokumentave të regjistrimit me organet përkatese;
- Struktura e zyrës noteriale;
- Përshkrim i shkurtër i eksperiencës profesionale të Noterit;
- Llojet e shërbimeve noteriale që kryen dhe volumi i tyre;
- Eksperienca e bashkëpunimit me banka dhe institucione financiare;
- Zbritjet e mundshme nga tarifat e shërbimit në bashkëpunimin me Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA).
Informacioni dhe dokumentacioni i kërkuar duhet të paraqitet deri në datën 02.06.2023, në adresën:
-Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA), Rr. “Dritan Hoxha”, Nd.11, H.3, Njësia Bashkiake Nr.7, Kodi Postar 1023, Kutia Postare 128, Tiranë
-Ose në email: [email protected] dhe [email protected]