UBA Bank hap një degë të re në Tiranë

By: admin

UBA Bank, pjesë e grupit më të madh financiar në vend EUROSIG-INSIG vijon me zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të degëve.

Me një infrastrukturë bashkëkohore, dega e re në Rr. Ferit Xhajko, Tiranë ofron një mjedis mikpritës në përputhje me standardin e kohës. Dega më e re në Tiranë ofron të gjitha shërbimet financiare për çdo familje e sipërmarrje.

Duke ju falenderuar për besimin tuaj, ju mirëpresim në ambientet e reja të degës ‘’Ferit Xhajko’’.

Related post

Individual | United Bank Of Albania

Njoftim për Ndryshime në Termat dhe Kushtet e Bankës!

Të nderuar klientë,

Ju informojmë me kënaqësi se duke filluar nga data 7 Tetor 2025, Banka e Bashkuar e Shqipërisë do të ofrojë mbështetje për pagesat SEPA në Euro.

Kjo do të sjellë ulje të ndjeshme të tarifave për transfertat drejt vendeve pjesë të zonës SEPA, si dhe përmirësim të shpejtësisë dhe sigurisë së transaksioneve.

Gjithashtu, pagesat elektronike përmes kanaleve tona dixhitale do të përfitojnë nga komisione më të favorshme krahasuar me ato në degë. Ju ftojmë t’i përdorni për një përvojë më efikase.

Komisionet e reja hyjnë në fuqi më 7 Tetor 2025.

Për më shumë detaje mbi tarifat e reja, ju lutem KLIKONI KETU!

Faleminderit për besimin tuaj!

Me respekt,

Banka e Bashkuar e Shqipërisë