UBA Bank zgjeron rrjetin e degëve!

By: admin

Ditën e premte, datë 15.12.2023 kemi inaguruar degën më të re dhe moderne në qendër të Tiranës, në rrugën “Dedë Gjo Luli.” Në një atmosferë festive mirëpritëm klientë, partnerë dhe bashkëpunëtorë të ndryshëm.

Zgjerimi dhe modernizimi i degëve të UBA Bank vjen si një premtim i mbajtur për rritjen e prezencës fizike dhe ofrimin e një shërbimi sa më të mirë. Në fokus të këtij rrugëtimi është përvoja e personalizuar dhe mbështetja përmes shërbimeve e produkteve inovative.

Duke ju falenderuar për besimin tuaj, ju mirëpresim në degën më të re!

Related post