Depozita 15 Mujore

Planifikoni të ardhmen tuaj me depozitën tonë 15-mujore, një zgjedhje e zgjuar për ata që kërkojnë stabilitet dhe përfitim te qëndrueshëm. Produkti u mundëson klientëve të depozitojnë kursimet e tyre në UBA dhe të marrin fitim në maturim.

Karakteristikat e ofertës:

  • Depozitë me afat 15 mujore.
  • Mundësia e investimit për fonde në monedhën Lek , Euro.
  • Normë fitimi 3.40% në Lek dhe 3.00% ne Euro.
  • Shuma minimale për hapjen e depozitës është 500 eur/50,000 leke.
  • Fitimi përfitohet në fund të periudhës se maturimit.
  • Fitimi nuk do te përfitohet nëse depozita tërhiqet përpara afatit te maturimit.

 

Kjo ofertë vlen vetëm për fonde të reja! Depozita 15-mujore është e disponueshme ekskluzivisht për klientët që sjellin fonde të reja në sistemin bankar. Ky produkt është i rinovueshëm ne maturim nëse është ende ne fuqi.

Vendosni sot për një të ardhme më të sigurt dhe përfitoni nga depozita jonë 15-mujore!

*Depozitat në Bankën e Bashkuar të Shqipërisë sigurohen nga Agjensia e Sigurimit të Depozitave (www.asd.gov.al) në bazë të ligjit nr. 53/2014 “Për sigurimin e depozitave”, deri në shumën LEK 2.500.000 ose ekuivalentin e kësaj shumë në monedhë te huaj. – www.asd.gov.al

Individual | United Bank Of Albania

Njoftim për Ndryshime në Termat dhe Kushtet e Bankës!

Të nderuar klientë,

Ju informojmë me kënaqësi se duke filluar nga data 7 Tetor 2025, Banka e Bashkuar e Shqipërisë do të ofrojë mbështetje për pagesat SEPA në Euro.

Kjo do të sjellë ulje të ndjeshme të tarifave për transfertat drejt vendeve pjesë të zonës SEPA, si dhe përmirësim të shpejtësisë dhe sigurisë së transaksioneve.

Gjithashtu, pagesat elektronike përmes kanaleve tona dixhitale do të përfitojnë nga komisione më të favorshme krahasuar me ato në degë. Ju ftojmë t’i përdorni për një përvojë më efikase.

Komisionet e reja hyjnë në fuqi më 7 Tetor 2025.

Për më shumë detaje mbi tarifat e reja, ju lutem KLIKONI KETU!

Faleminderit për besimin tuaj!

Me respekt,

Banka e Bashkuar e Shqipërisë