Depozita “Booster”

Oferta e produktit të depozitës “Booster” nga Banka e Bashkuar e Shqipërse është e volitshme për të gjithë klientët e bankës të cilët dëshirojnë të investojnë fondet dhe të përfitojnë një fitim mbi fondet e investuara.

Karakteristikat e ofertës:

  • Depozitë me afat 2 vjeçar .
  • Mundësia e investimit për fonde në monedhën Lek , Euro dhe Usd.

Normat e fitimit vjetor sipas monedhës së fondeve të investuara:

  • 3.8% në Euro/vit deri në 50.000 Euro
  • 3.8% në Lek/vit deri në 5.000.000 lekë
  • 3% në Usd/vit deri në 50.000 USD
  • Nuk ka minimum per hapjen e depozitës.
  • Fitimi përfitohet çdo vit dhe paguhet në fund të perudhës.
  • Fitimi nuk do te përfitohet nëse depozita thyhet përpara afatit te maturimit.

 

Dokumentacioni I kërkuar për hapjen e depozitës:

  • Dokument identifikimi (Kartë identiteti ose Pasaportë)
  • Kontrata e depozitës

 

*Depozitat në Bankën e Bashkuar të Shqipërisë sigurohen nga Agjensia e Sigurimit të Depozitave (www.asd.gov.al) në bazë të ligjit nr. 53/2014 “Për sigurimin e depozitave”, deri në shumën LEK 2.500.000 ose ekuivalentin e kësaj shumë në monedhë te huaj. – www.asd.gov.al

Individual | United Bank Of Albania

Njoftim për Ndryshime në Termat dhe Kushtet e Bankës!

Të nderuar klientë,

Ju informojmë me kënaqësi se duke filluar nga data 7 Tetor 2025, Banka e Bashkuar e Shqipërisë do të ofrojë mbështetje për pagesat SEPA në Euro.

Kjo do të sjellë ulje të ndjeshme të tarifave për transfertat drejt vendeve pjesë të zonës SEPA, si dhe përmirësim të shpejtësisë dhe sigurisë së transaksioneve.

Gjithashtu, pagesat elektronike përmes kanaleve tona dixhitale do të përfitojnë nga komisione më të favorshme krahasuar me ato në degë. Ju ftojmë t’i përdorni për një përvojë më efikase.

Komisionet e reja hyjnë në fuqi më 7 Tetor 2025.

Për më shumë detaje mbi tarifat e reja, ju lutem KLIKONI KETU!

Faleminderit për besimin tuaj!

Me respekt,

Banka e Bashkuar e Shqipërisë