Zhvillimi i karrierës në bankën tonë

Në UBA, ne njohim suksesin, pasionin dhe talentin tuaj. Ne do të nxjerrim më të mirën nga ju dhe do të jemi udhërrëfyesi juaj për të përmbushur qëllimet e jetës dhe ambiciet e karrierës. Krenaria jonë më e madhe është të shohim suksesin e njerëzve tanë.

Lëreni karrierën tuaj të shkëlqejë në UBA

Një karrierë është një udhëtim për të shijuar dhe për të arritur gjëra të mëdha. Argëtimi i përzier me dëshirë dhe pasion është një kombinim i pandalshëm. UBA aplikon dy mënyra rekrutimi, rekrutime të brendshme dhe rekrutime të jashtme. Rekrutime të brendshme nënkuptojnë publikimet brenda kompanisë, duke u dhënë punonjësve mundësinë për të aplikuar dhe zhvilluar në karrierë, ndërsa rekrutimi i jashtëm janë publikimet që shfaqen në faqen e UBA-së për të gjithë fuqinë punëtore që dëshiron të aplikojë dhe të jetë pjesë e Bankës së Bashkuar të Shqipërisë.

Rekrutimi i brendshëm

Punonjësit e UBA-së kanë të drejtë të aplikojnë për vende të lira pune në bazë të politikës dhe procedurave të bankës. Departamenti i Burimeve Njerëzore publikon vendet vakante brenda kompanisë dhe të gjithë punonjësit e interesuar, pas aplikimit i nënshtrohen procesit të përzgjedhjes.

Rekrutimi i jashtëm

Vendet e lira të punës publikohen në faqen e internetit të bankës. Të gjitha CV-të e aplikantëve mblidhen pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore, i cili i përzgjedh ata dhe informon për ecurinë e procesit. Të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret, në bazë të pozicionit të punës, i nënshtrohen testimit ose intervistimit dhe pasi kalojnë me sukses këto dy faza punësohen.

*Për informacione të mëtejshme jeni të mirëpritur të kontaktoni me Departamentin e Burimeve Njerëzore në e-mail [email protected] dhe numrin e telefonit: 044548888.

Individual | United Bank Of Albania

Njoftim për Ndryshime në Termat dhe Kushtet e Bankës!

Të nderuar klientë,

Ju informojmë me kënaqësi se duke filluar nga data 7 Tetor 2025, Banka e Bashkuar e Shqipërisë do të ofrojë mbështetje për pagesat SEPA në Euro.

Kjo do të sjellë ulje të ndjeshme të tarifave për transfertat drejt vendeve pjesë të zonës SEPA, si dhe përmirësim të shpejtësisë dhe sigurisë së transaksioneve.

Gjithashtu, pagesat elektronike përmes kanaleve tona dixhitale do të përfitojnë nga komisione më të favorshme krahasuar me ato në degë. Ju ftojmë t’i përdorni për një përvojë më efikase.

Komisionet e reja hyjnë në fuqi më 7 Tetor 2025.

Për më shumë detaje mbi tarifat e reja, ju lutem KLIKONI KETU!

Faleminderit për besimin tuaj!

Me respekt,

Banka e Bashkuar e Shqipërisë