Banka e Bashkuar e Shqipërisë

Shkoni më tej me më pak kufizime.

Përdorni 700 ATM brenda vendit nën logon e MasterCard

practical

Pse t’a zgjidhni atë? Sepse është praktike, e shpejtë, e lehtë për t’u përdorur.

purchase

FALAS për blerjet me POS, brenda dhe jashtë vendit.

24 hour access

Akses në llogarinë tuaj 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

atm

Tërheqje në çdo ATM në mbarë botën, mjafton që ATM të ketë logon MasterCard.

POS

Mundësi blerjeje në të gjitha pikat e shitjes (POS) në Shqipëri dhe jashtë saj me logot MasterCard.

pin

Pagesa Contactless, pagesë pa vendosur PIN dhe pa firmosur fatura.

Informacion i përgjithshëm

Karta juaj e debitit lidhet drejtpërdrejt me llogarinë tuaj aktuale duke ju ofruar një mënyrë më të lehtë për të hyrë në fondet në llogarinë tuaj. Është portofoli juaj i ri. Paratë tuaja janë të sigurta dhe keni një përdorim komod. Me kartën tuaj ju mund të paguani në çdo pikë shitje ku shihni logon e MasterCard brenda dhe jashtë vendit dhe mund të tërhiqni para nga ATM 24 orë në 7 ditë në javë.

Nuk keni nevojë të tërhiqni para për të paguar blerjet apo shpenzimet tuaja, kur mund të paguani direkt me kartë për to në çdo dyqan, agjenci, supermarket, bar restorant, karburant, hotel etj. të pajisur me POS. Karta e debitit është gjithashtu e disponueshme për blerje online. Ju mund të kontrolloni statusin e llogarisë si dhe të verifikoni çdo transaksion të kryer përmes pasqyrës, duke pasur një kontroll të plotë të shpenzimeve tuaja.

UBA Bank ofron mundësinë e pajisjes me kartë debiti për të gjithë individët dhe klientët e biznesit. Debit MasterCard for Business është një kartë debiti e krijuar për të lehtësuar aktivitetin tuaj të biznesit duke ju ndihmuar me një menaxhim shumë të mirë të fondeve që keni në dispozicion. Të gjithë personat e autorizuar të biznesit mund të kenë DEBIT MASTERCARD. Mund të paraqiteni në degë me kartë identiteti dhe të bëni aplikimin tuaj.

Shërbimi SMS: Njoftimit i të gjithë klientëve kartëmbajtës për çdo transaksion madje dhe për balancën e mbetur.

3D Secure 2.0 iështë një protokoll vërtetimi që synon të reduktojë mashtrimin dhe të rrisë sigurinë në pagesat me kartë në internet.

Avantazhet

Me kënaqësi Banka e Bashkuar e Shqipërisë prezanton DEBIT MASTERCARD, një kartë e cila sigurohet me funksionin CHIP dhe PIN.

  • Përdorim praktik, i shpejtë dhe i lehtë.
  • Hyni në llogarinë tuaj 24 orë në ditë 7 ditë në javë.
  • Tërheqje të fondeve në ATM në mbarë botën kudo ku gjeni logon e MasterCard.
  • Mundësi blerjeje në të gjitha pikat e shitjes (POS) në Shqipëri dhe jashtë vendit, kudo ku shfaqet logot e MasterCard.
  • Tërheqje FALAS në 700 ATM në Shqipëri.
  • Blerjet FALAS në POS, brenda dhe jashtë vendit.
  • Blerje në internet deri në 15 000 Lekë.
  • Të gjithë mbajtësit e kartave UBA mund të depozitojnë në llogarinë e tyre përmes bankomatit të Union Bank (Cash-in) në çdo kohë.
secure

Për një përdorim të sigurt të kartave tuaja, merrni parasysh këshillat e mëposhtme

  • Trajtojeni kartën tuaj siç do të bënit me paratë – mos e lini kurrë jashtë vëmendjes.
  • Mos ia jepni askujt PIN-in e kartës tuaj. Mos e shkruani, mbajeni mend atë.
  • Mos iu përgjigj email-eve që kërkojnë që të dorëzosh numrin e llogarisë, numrin e kartës ose datën e skadimit të kartës.
  • Mos i lini miqtë ose familjen tuaj të përdorin kartat tuaja.
  • Qëndroni vigjilentë ndaj zbulimit të pajisjeve kopjuese te kartave.
  • Kontrolloni rregullisht dhe tërësisht pasqyrat e kartës tuaj të debitit tpër të parë nëse ka pasur veprimtari mashtruese ose dyshuese.
posatm1

Si të blini në mënyrë të sigurt në POS/ATM? Lexoni këshillat tona

  • Mbulojeni gjithmonë tastierën me njërën dorë kur vendosni kodin PIN.
  • Sigurohuni që të merrni kartën dhe faturën tuaj pasi të keni përfunduar blerjen në POS ose tërheqjen në ATM.
  • Mbajeni gjithmonë nën kontroll kartën. Kërkoni të keni POS në tryezën tuaj. Sigurohuni që karta të kalohet vetëm një herë.
  • Mos u shpërqendroni ose mos nxitoni kur jeni duke kryer një transaksion.
https

Si të veproni për blerjet online? Mbani parasysh këshillat e mëposhtme

  • Përdorni një faqe interneti të njohur.
  • Kërkoni çertifikatën digjitale. Sigurohuni që të përdorni faqet që kanë SSL (secure sockets layer). Do ta dini nëse faqja ka SSL pasi URL-ja e faqes do të fillojë me HTTPS:// (në vend të HTTP://) dhe ikona me një kyç të mbyllur të shfaqet pranë adresës që po vizitoni.
  • Mbroni kompjuterin tuaj duke përdorur gjithmonë programin më të fundit antivirus.
  • Përdorni fjalëkalime të forta, të gjata dhe të vështira.
  • Shmangni përdorimin e kompjuterëve publik. Aty të dhënat e kartës tuaj mund të vidhen lehtësisht.
  • Kur bëni blerje në internet nga telefoni juaj, përpiquni të përdorni gjithmonë aplikacionet e ofruara drejtpërdrejt nga tregtarët.
voicemail

Nëse dyshoni se karta juaj është kopjuar, ka humbur ose është vjedhur, ju lutemi na telefononi menjëherë në numrin e telefonit pas kartës:

+355-34-224-742

*Karta do të bllokohet automatikisht

Kushte të përgjithshme

Shërbimi Tarifa
Komision mirëmbajteje Pa pagesë
Ndryshimi i limitit ditor të përdorimit të kartës 350 Lekë
Rimbursimi i kreditit 0.5% e shumës
Transaksioni i kontestuar i pajustifikuar 2.000 Lekë
Zhbllokim i kartës 300 Lekë

Lëshimi i kartave

Shërbimi Tarifa
Lëshimi standard Pa pagesë
Rilëshimi i kartës për arsye të tjera (vjedhja, humjba, dëmtimi etj.) 500 Lekë
Riprintim i PIN-it 400 Lekë
Ndryshim i PIN-it në ATM 50 Lekë

Transaksionet në ATM

Shërbimi Tarifa
Tërheqja e parave nga ATM e bankës Pa pagesë
Nga ATM e tjera në Shqipëri Pa pagesë
Nga ATM jashtë shtetit 2% minimumi 350 Lekë
Kontrolli i gjendjes/Union Bank Pa pagesë
Kontrolli i gjendjes në bankat e tjera 50 Lekë

Transaksionet në POS

Shërbimi Tarifa
Blerjet në POS Pa pagesë
Blerjet në POS jashtë shtetit Pa pagesë

Tërheqja e parave në POS

Shërbimi Tarifa
Nga terminalet POS në Shqipëri 2% minimumi 350 Lekë
Nga terminalet POS jashtë shtetit 2% minimumi 350 Lekë

Limiti

Shërbimi Tarifa
Limiti ditor për tërheqje në ATM 50,000 Lekë/ditë
Limiti ditor për blerjet në POS 250,000 Lekë/ditë
Limiti ditor për blerjet në Internet 5,000 Lekë/ditë