Kalimi i Pensionit

Banka e Bashkuar e Shqipërisë njofton klientët se tashmë ofrohet shërbimi i kalimit të pensionit – një shërbim i dedikuar për individët pensionistë, në zbatim të Ligjit Nr. 100/2023 “Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike”.

Çfarë është Llogaria Bazike e Pensionit?

Llogaria Bazike e Pensionit është një llogari rrjedhëse e dedikuar vetëm për pensionistët rezidentë në Shqipëri, e cila u mundëson marrjen e pensionit në mënyrë të sigurt, të shpejtë dhe pa kosto.

Përfitimet Kryesore

  • Hapje, mirëmbajtje dhe mbyllje pa komision.
  • Llogaria ofrohet vetëm në monedhën Lekë.
  • Tërheqje në çdo moment në ATM dhe sportelet e bankës.
  • Përdorim i kartës së debitit dhe shërbimeve online 24/7.
  • Depozitë, transfertë dhe pagesa bazike pa tarifë për pension pleqërie, social, familjar dhe invaliditeti.

Kush Përfiton?

Të gjithë individët pensionistë që dëshirojnë të marrin pensionin pranë bankës sonë dhe nuk kanë llogari tjetër pensioni në institucione të tjera bankare.

Kushtet Kryesore

  • Nuk mund të përdoret për produkte financimi.
  • Klienti duhet të deklarojë gjallësinë 2 herë në vit: në mars dhe shtator.

Dokumentet e Nevojshme

  • Dokument identifikues i vlefshëm (ID/ pasaportë).
  • Vërtetim pensioni ose libreza e pensionit.
  • Çdo dokument tjetër që mund të kërkohet nga banka.

Kur Banka Mund të mbyllë Llogarinë?

  • Nëse llogaria përdoret për qëllime të jashtëligjshme.
  • Kur klienti nuk është më rezident.
  • Nëse jepen informacione të pasakta gjatë hapjes.
  • Nëse klienti hap një llogari tjetër pensioni në një bankë tjetër.
Individual | United Bank Of Albania