Kush jemi ne

Banka e Bashkuar e Shqipërisë është në gjendje të ofrojë përvojë unike për klientët, duke ndihmuar në depozita dhe kursime për të ardhmen e familjeve,  në blerjen e banesave si dhe në zgjerimin e bizneseve.

Rreth nesh

Ne do të donim të njiheshim nga tregu për përvojën dixhitale, aftësinë për të akomoduar menjëherë nevojat e klientëve në ndryshim, por në radhë të parë duam të identifikohemi si ofrues i shërbimeve financiare në përputhje me sistemin tonë të besimit.

Aksioneri mazhoritar i Bankës së Bashkuar të Shqipërisë është Eurosig Sh.A. me 99.46% të aksioneve.

Eurosig Sh.A.është një ndër kompanitë më prestigjioze në tregun e sigurimeve që mbulon Shqipërinë me 25 degë dhe mbi 230 agjenci. Veprimtaria e saj rregullohet nga Ligji për Sigurimin e Veprimtarisë, Risigurimin dhe Ndërmjetësimin në Sigurime dhe Risigurime, i ndryshuar dhe akte të tjera ligjore e normative dhe nën mbikëqyrjen e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF).

Banka e Bashkuar e Shqipërisë është regjistruar si person juridik me vendimin nr.4315, datë 13.05.1993 të Gjykatës së Rrethit Tiranë. Licencuar nga Banka e Shqipërisë me licencën nr. 03, datë 11.01.1999 “Për të operuar si bankë në Republikën e Shqipërisë”.

Lidershipi

Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA Bank) menaxhohet nga Këshilli i saj Drejtues dhe Drejtoria e Përgjithshme e vendosur në Zyrat Qendrore në Tiranë, Shqipëri

team

Këshilli Drejtues

  • Z. Jemin Gjana
  • Z. Mateo Spaho
  • Z. Ilir Çekiri
  • Z. Arben Zibri
  • Znj. Bora Feri
ceo

CEO

  • Z. Orfea Dhuci
interview

Komiteti i Auditimit

  • Z. Jemin Gjana
  • Znj. Orjana Kalaja
  • Z. Erald Bezhani
imageedit_16_4488732361

Komiteti i Riskut

  • Z. Mateo Spaho
  • Znj. Perseta Grabova
imageedit_8_6797249820

Komiteti i Emërimeve dhe Shpërblimeve

  • Z. Jemin Gjana
  • Znj. Rexhina Belalla
Individual | United Bank Of Albania

Njoftim për Ndryshime në Termat dhe Kushtet e Bankës!

Të nderuar klientë,

Ju informojmë me kënaqësi se duke filluar nga data 7 Tetor 2025, Banka e Bashkuar e Shqipërisë do të ofrojë mbështetje për pagesat SEPA në Euro.

Kjo do të sjellë ulje të ndjeshme të tarifave për transfertat drejt vendeve pjesë të zonës SEPA, si dhe përmirësim të shpejtësisë dhe sigurisë së transaksioneve.

Gjithashtu, pagesat elektronike përmes kanaleve tona dixhitale do të përfitojnë nga komisione më të favorshme krahasuar me ato në degë. Ju ftojmë t’i përdorni për një përvojë më efikase.

Komisionet e reja hyjnë në fuqi më 7 Tetor 2025.

Për më shumë detaje mbi tarifat e reja, ju lutem KLIKONI KETU!

Faleminderit për besimin tuaj!

Me respekt,

Banka e Bashkuar e Shqipërisë